Ka përfunduar protesta e 99-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve nëpër Tiranë.
Në mbyllje të tubimit, protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit dhe qeverisë, duke deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
“Rama jep dorëheqjen!” ishte një prej thirrjeve të përsëritura nga qytetarët, ndërsa në fund të protestës u dëgjua edhe mesazhi “Nesër më shumë!”
Protesta e sotme u zhvillua në prag të 100 ditëve nga nisja e qëndresës, ndërsa për ditën e 100-të është paralajmëruar një mobilizim më i madh dhe pjesëmarrje e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.
Aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzimin e protestës gjatë shtatorit dhe kalimin në forma të mosbindjes civile.