Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    Zjarr i ri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje
    Lajmet e fundit

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    September 6, 2026

    Një incident i rëndë ka ndodhur para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Serbisë.

    Para nisjes së ndeshjes, tifozët e Partizanit kanë nisur thirrjet në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykatat ndërkombëtare në Hagë për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Situata ka marrë përmasa edhe më të rënda në stadiumin “Rajko Mitiq”, ku para fillimit të takimit është mbajtur një minutë heshtje në nderim të Mlladiqit, e shoqëruar edhe me koreografi në tribunat e stadiumit.

    Ratko Mlladiq u shpall fajtor për përgjegjësinë e tij në disa prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

    Mlladiq u arrestua në vitin 2011 dhe në vitin 2017 u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Dënimi u la në fuqi në apel në vitin 2021.

    Nderimi i një figure të dënuar për gjenocid dhe krime të rënda lufte ka shkaktuar reagime të ashpra, duke rikthyer në vëmendje edhe një herë nacionalizmin dhe tensionet që shpesh shoqërojnë derbin mes dy klubeve më të mëdha të futbollit serb.

    🫡

    🔴⚪️ #fkcz pic.twitter.com/n0IwG1NDTu

    — FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) September 6, 2026
    derbi serb Ratko Mlladic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    September 6, 2026

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    September 6, 2026

    Zjarr i ri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    September 6, 2026

    Zbulohet fragment i “Iliadës” brenda një mumjeje egjiptiane të periudhës romake

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.