Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Isgandarli shënon 3 gola dhe bën Partizanin të “pendohet”, sulmuesi azer “rrëzon” nga kreu “magjistarin” Orges Shehi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Isgandarli shënon 3 gola dhe bën Partizanin të
Orges Shehi dhe Vusal Isgandarli

Malisheva ka fituar mes 4 golash dhe spektaklit kundër Gjilanit, java e 4-të në Superligën e Kosovës. Protagonist absolut te ekipi i drejtuar nga Thomas Brdaric ishte sulmuesi azer Vusal Isgandarli.

Ish-i i Partizanit gjeti rrugën e rrjetës në minutat 10’, 71’ dhe 75’. Kjo formë e shkëlqyer nga Isgandarli, bën që Partizani të “pendohet” për largimin e 30-vjeçarit, i cili iku nga “Demat e Kuq” në merkaton e kësaj vere.

Pas 4 javësh në Superligën e Kosovës, Malisheva (10 pikë) ka “rrëzuar” nga kryesimi përkohësisht Prishtinën (9 pikë) e drejtuar nga Orges Shehi. Në takimin tjetër të mbajtur sot, Ballkani fitoi 2 - 0 karshi Feronikelit.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu