Nga Boldnews.al
Çdo vit e njëjta histori me flakët që po zhdukin çdo hapësirë të mbetur të gjelbër, por edhe ullishte, vreshta e pemtari në zonat e banuara. Bashkë me këtë bilanc që përkthehet në miliona euro dëm ekonomik por edhe mjedisor, shkon edhe histerizmi qeveritar me përhapjen e videove që tregojnë punën e zjarrfikësve, apo forcave të emergjencës civile pa mjetet e duhura dhe të sfilitur.
Më shumë se arritje në fakt tregojnë skllavërimin e personelit në ndërhyrjeve në raste të fatkeqësive natyrore që po shtohen kaq shumë në vendin tonë. Në këto ditë të nxehta vere, malet po marrin vëmendjen të shumëfrishtë. Në bulevard mijëra qyterarë protestojnë pa pushim, duke u futur në në mesin e muajit të tretë dhe ndër pesë pikat e kërkesave ku më kryesorja është dorëheqja e Ramës mbetet edhe anulimi i ligjit për “paketën e maleve”.
Po kjo paketë “po vetëanulohet”, duke nisur nga Kruja dhe Tirana. Një nga zonat e shkrumburata nga zjarri është hapësira e gjelbër e kodrinanave të Tiranës, që përfshiu katër fshatrat Priskë, Daias, Gurrë e Madhe dhe Lundër. Të katra këto fshatra janë në listën e “paketës së maleve”, ku aplikuesit e vartetë janë kapaditë e ogiragkisë së krimit dhe ndërtimit që kërkojnë të prekin edhe zonat e gjelbërta.
Tashë asgjë nuk ka mbetur, shukrumb e hi nga pas. Po ashtu edhe në Krujë janë të paktën dy zona të përcaktuara si “zona zhvillim”” për paketën e maleve që u dogjën në zjarret që kanë mëse dy javë që ka rrethuar Krujën. Por nëse paketa e maleve është në pikëpyetje në Krujë, kompanitë e gurorereve tashmë do shtrihen gjerë e gjatë, pasi nuk do u dalin “keçka” me zonat kadastrale si “pyll”, pasi zjarret kanë fshirë gjthckka. Jo çdo e keqe vjen për keq për këtë qeveri…
Pyjet vërtetë po zhduken nga zjarret, por edhe nga hartat kadatsrale, për ta pasur pushtetarët lokal dhe qëndror më të lehtë në dhënien e lejeve të ndërtimit. Krahas tyre edhe pak spektakël ku grupe të shumta zyrtarësh në vend të zorrës me ujë mbnajnë në duarr telefonë për të treguar sakrificën e vërtetë të zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencave civile, të cilët në dimër janë në betejë me përmbytjet, ndërsa në verë me zjarret.













