"Liria punon", por duhen dhe 6 milionë dollarë!

6 Shtator 2026, 17:31Editorial Mero Baze

Është një anekdotë popullore që tregohet pak a shumë kështu:

Një hoxhë kishte një fqinj shumë të bezdisshëm, i cili çdo ditë hipte në çati dhe bënte një zhurmë të padurueshme. Banorët iu ankuan hoxhës, ndërsa ai u premtoi:

— Mos kini merak, do ta mallkoj dhe Zoti do ta dënojë.

Të nesërmen, sapo fqinji hipi përsëri në çati dhe nisi zhurmën, hoxha doli në oborr, ngriti duart nga qielli dhe filloi ta mallkonte:

— O Zot, rrëzoje këtë njeri që nuk na lë të qetë!

Në atë çast, njëri prej të pranishmëve iu afrua fshehurazi fqinjit, i dha një të shtyrë dhe ai ra nga çatia e vdiq.

Hoxha, kur e pa, tha:

— E gjeti nga Zoti, por iu desh edhe një e shtyrë nga robi!

Pak a shumë kjo ilustron udhëtimim e Sali Berishës me një vizë 6 milionë dollarë drejt SHBA dhe deklaratën e tij komike "Liria punon" e cila ja atribom vizën betejës së Berishës për të marrë vizën në emër të lirisë. Shprehja e sakt në fakt është "Liria punon" por duheshin dhe 6 miliomë dollarë.

Kjo është ngjarja më e madhe komike që ka prodhuar një atraksion korruptiv në Shqipëri. Zakonisht shqiptarët revoltohen nga korrupsioni. Revoltohen kur dikush blen një makinë të re, kur bën një investim, kur çon fëmijët në shkolla të shtrenjta e çfarëdo gjëjeqë shumica nuk e arrin dot. Në të gjitha rastet ka një akuzë të gatshme për korrupsionin po arrite standarde të tilla, pavarësisht se mund të jesh biznesmen apo i suksesshëm në punët e tuaja.

Kur je politikan natyrisht kjo gjë shumëfishohet se janë brenda dhe legjendat urbane.

I vetmi rast kur një akt korruptiv ka marrë pamje komike në Shqipëri është fakti që Sali Berisha i sanksionuar "non grata" për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë nga SHBA, blen një vizë 6 milionë euro për të përdorur klauzolën përjashtuese për të shkelur në SHBA, pavarësisht se do të vazhdojë të jetë non grata.

Kjo histori, që në një vend normal do përjetohej si një fyerje për SHBA dhe shqiptarët, në Shqipëri është marrë si një ngjarje komike. Të gjitha reagimet ndaj udhëtimit "triumfal" drejt SHBA janë të shoqëruarame humor dhe tallje për një 82-vjeçar, që para disa vitesh thoshte se nuk shkoj dot në SHBA se jam plak dhe tani, pasi bleu një vizë 6 milionë dollarë, të deklaruara pa llogaritur të tjerat në dorë, po përpiqet ta përjetojë si triumf të tij ndaj SHBA.

Por ndërsa e përjetojnë si diçka komike për Berishën, shqiptarët nuk e përjetojnë kështu për SHBA. Ana e errët e këtij reagimi është se tani shumë shqiptarë e shikojnë si tragjike faktin që SHBA e mban Sali Berishën të sanksionuar "non grata", duke mos e hequr ndëshkimin politik që i ka dhënë, por nga ana tjetër dëshmon se nëse paguan 6 milionë dollarë mund të marrësh një vizë për të gënjyer elektoratin tënd që mund të udhëtosh në SHBA. Kjo e çmitizon në mënyrë tragjike mitin e shqiptarëve për SHBA, për antikorrupsionin dhe standardet e demokracisë për të cilat po SHBA mban të sanksionuar Sali Berishën.

Dhe nuk bëhet fjalë se i bëhet ndonjë nder Berishës. Berisha nuk votohet më kurrë nga shqiptarët, por bashkë me të do të jetë e vështirë të merren më seriozisht sanksionet amerikane ndaj politikanëve dhe biznesmenëve të tjerë shqiptarë. Sali Berisha është i vetmi i sanksionuar politikisht nga Departamenti i Shtetit, dhe jo nga Departamenti i Thesarit siç janë sanksionuar biznesmenë e politikanë të tjerë si Doshi, Rakipi, Dako, Ndroqi etj. Ata dhe teorikisht kanë shanse t'u hiqet non grata pas ndonjë kohe të caktuar. Vetëm Sali Berisha ka një sanksion politik që nuk i hiqet kurrë, ose së paku deri tani nuk i është hequr asnjërit.

Ky triumfalizmi i tij që ka blerë një vizë 6 milionë dollarë për ta mposhtur sanksionin "non grata" ka çliruar tërësisht çdo kënd që mund të përballet me sanksione të tilla.
SHBA ka humbur në këtë rast në Shqipëri fuqinë e një mekanizmi turpërues para shqiptarëve.

Triumfalizmi teatral i Sali Berishës dhe shpurës së tij, jo vetëm që provon se Sali Berisha është një politikan nga më të korruptuarit në vend që përdor paratë e korrupsionit për të blerë sanksionet ndaj tij po për korrupsiom, por zhbën dhe fuqinë e sanksioneve ndaj tij, të cilat për hir të së vërtetës ai i shfryu fillimisht brenda partisë së vet, duke i bërë ato të pavlefshme dhe të padobishme.

Kështu që, përveç humorit me të cilin shqiptarët po shoqërojnë vizitën e tij që i ngjan filmit "Koncert në vitin 1936" në SHBA, me po aq tragjizëm është shfryrë dhe miti amerikan mbi kontrollin ndaj politikanëvetë korruptuar dhe minuesve të demokracisë në Shqipëri.

Tani ka një çmim për vizë për të gjithë. Nuk ka rëndësi nëse në të ardhmen do rritet apo do ulet.

Është tragjike që një i sanksionuar për mimim të.demokracisë dhe korrupsion madhor, viziton SHBA si ngadhënjyes ndaj SHBA, edhe pse dosja e tij në zyrat e shtetit amerikan fillon e mbushet që nga viti 1994, minues i demokracisë dhe zgjedhjeve në vitin 1996, duke qenë një nga 10 armiqtë e shtypit në botë në vitin 1997, bashkëpunëtor i Al-Qaedas më 1998, kundërshtar i politikës amerikane për Kosovën më 1999, i izoluar i madh i SHBA në vitin 2000, e më pas i akuzuar për historinë korruptive tragjike të Gërdecit të djalit të tij që varrosi të gjallë 26 shqiptarë, vrasjet live të tij më 21 Janar, dhe korrupsionin e familjes së tij në pushtet deri në vitin 2013 që sillej si pronare e Shqipërisë.

Pas gjithë këtyre që ka bërë, ai mbetet "non grata" zyrtarisht në SHBA dhe faqen e Departamentit të Shtetit, por në të njëjtën kohë dhe blerës i një vize prej 6 milionë dollarë, që tregon se vërtet "liria punon", por duhen dhe 6 milionë dollarë. Më së paku!

27 Komente

  1. M
    Maro

    Sa kohe Mediu ka leke e restorante ne usa do paguaje e do gjeje seksere. Non grata mbase ishte e sponsorizuar nga Shqiperia. Por dhe kjo qe ben ky per bythen e vet ska ku te rrije. Miliona te harxhuara per nje vize.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shiqerhane Vuqidoli katundare nga fisi e nga soji

      Kurvë e madhe kjo LIRIA me gjashtë milion dollarë….. Eh të kishim të gjithë nga një LIRI si të SALIUT, që i pret bytha gjashtë milion dollarë…..

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eltoni

        Ore po sikur na thate per 5 vjet qe nuk ndodh. Na thate qe nuk e luan as topi as Zoti! Na thate qe nuk eshte pune lekesh a dollaresh se nuk ja ka dale askush. Tani te pakten para se te tirrni shpifjen e radhes te pakten pranojeni qe Berisha beri ate qe se ka bere askush ose te pakten ate qe ju thonit se nuk do ndodhte kurre. Shijojeni mutin qe bete mullar per 5 vjet.

        Përgjigjjuni
    2. P
      Paraja

      "Liria punon"...e ka llafin per Lirine e vet qe punon dhe ka punuar fort me parate e jetimeve dhe te naftes se Taçit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per Lirine qe shet breke e keni....?.

        Liria e Saliut i ka bere milionat euro edhe duke shitur breje grash tek dywani ne Bllok bashke ne nusen e djalitvte saj idiot.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mendim modest

        Nuk është problemi vetëm te 6 milion$. Amerikanët kanë vënë edhe Zotin te dollari. Pra çdo gjë e masin me para, dhe për ta, fuqia e parasë është si Zot. Problemi është se ata të japin një waiver, një vizë disa ditore për në SHBA, pra për të udhëtuar si "i lirë". Por nuk të heqin turpin e NonGratës. Dhe vatja në Amerikë pa i hequr Nonagratën, është turpërimi i dytë që i bëjnë._________________ Është njësoj sikur të kesh shoqëri me dikë. Pastaj ai të shan e të thotë hajdut dhe i korruptuar dhe mos hajde më në shtëpinë time. Pastaj, mbasi i ke dhënë miliona$ me lobing (alias "korrupsion" me ligj), të thotë: "Mirëse rierdhe në shtëpinë time hajdut i korruptuar". ____________________ Politikanëve shqiptarë i ka ikur turpi se tashmë janë "lakuriq" para popullit. Ata duan thjesht të kenë një parti nën sundim, ta përdorin si mburojë ndaj drejtësisë, që ata dhe familja e tyre të gëzojnë pasurinë e vënë në kurriz të shqiptarëve. Politika është kurvë–thotë një shprehje. A ka turp kurva?

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Lobingu në SHBA për rastet e politikanëve është korrupsion me ligj. Pse ç'kujtoni ju, se CIA amerikane ka nevojë për lobistë (alias sekserë) për të kuptuar se kush është Saliu që ka 36 vjet në politikën shqiptare? CIA i ka të skeduar të gjithë këta: Saliun, Ramën, Metën , etj, ua di të gjithë aferat, bëmat, pasurinë, gjithshka.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nositi.

          Thuaje me troc qe me kete qe beri SHBA Po shikohet me sy tjeter nga shqiptaret per para bejne cdo gje humbi besiimi si vend flamurtar kunder korupsionit

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkerdhatokracia malokare 7501

            Mero ne jugun ekstrem te matan sinorit per kete prostaten e Doliviçit dhe sojit te tij qe para 90 tes kur vinin ne Tirane i shikoje te gjithe me fanelle leshi ne pik te Korrikut qe sot zaptuan vendin me parrullen toke e xanun duhette themi , o para me hangësh munë që bëre oxhak harbunë , puetje. qe mbetet eshte a behet oxhak harbuti ?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllobodanka serbe e kopilit serb sali

              Dy me kriminelet e shqiptareve,sali medi udhetojne ne usa dhe tallen me shqiptaret dhe me kete mut shteti e drejtesi,dhe me qindra njerezve te ndershem ju mohohet viza per ne usa... JA KJO ESHTE USA qe korruptohet nga kriminelet dhe mer miliona nga varfanjaket per lobingje e per nje foto me presidentin

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Mua si individ nuk me shqeteson fare qe Saliu shkon ne Amerike,por ka nje gje tjeter qe me zhgenjen.Mendoja qe Amerika eshte kampion i demokracise dhe gjithe bota i kane syte te ajo, por sqenka keshtu.Un nuk mendoj se Amerika eshte e koruptuar por disa segmente te saj po.Kam degjuar qe vajza e shefes se kabinetit te presidentit eshte punonjese e firmes lobuese qe ka mare nga Berisha 6 milin dollare dhe kur kete e di une ambasada ketu ne Tirane e di me siguri.Ajo duhet te kete kurajon te lajmeroje instancat e larte per kete fakt koruptiv.Pagimi i 6 milioneve mjafton per tu sanksionuar nga SHBA-te sepse behet fjale thjesht per akt koruptiv .SPAK le te flej gjum per keto 6 milion qe te provojne plotesisht emrin qe u ka vene Saliu SKAP

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Nuk i kanë asnjë gjë ato gjashtë milionë dollarë Mero,kanë 36 vjetë që e mjelin Shqipërinë,ka zaptuar çdo gjë në Shqipëri që ju jep të ardhura miliona euro në vit, kështu që ato gjashtë milionë i kanë sikur njerzit kur pinë një kafe që kushton 80 lekë i lënë kamarierit 100 lekë,me pak fjalë janë një bakshish i vogël fare që as ju dhemb gjë. Turp është për Amerikën që bën nga këto lojra me këto vizat dhe ftesat,që më pak fjalë është kurruptuar nga Berisha,i ra vlera dhe non grates që japin.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Simon Xheli

                    O komentusa turpi i botēs ēshtē Shteti Amerikan shtet shkērdhat ai e cilsoi nongrata e ai e pranon brēnda Sali Bajgēn. Turpi ēshtē Amerika. Sali Bajga e poshtroi Amerikēn duhet thēn e vērteta.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kritiku.2026

                      Joe Biden fali djalin e tij, Hunter Biden, më 1 dhjetor 2024. Falja ishte shumë e gjerë: mbulonte jo vetëm dënimet federale për armën dhe taksat, por edhe vepra të tjera federale që Hunter mund të kishte kryer gjatë periudhës 1 janar 2014–1 dhjetor 2024. ______________________ Donald Trump, në fund të mandatit të tij të parë, më 2020, me falje presidenciale, fali Charles Kushner, babain e Jared Kushner-it, bashkëshortit të Ivankës, vajzës së tij. C.Kushner ishte dënuar më parë për evazion fiskal, deklarime të rreme dhe manipulim dëshmitari.Pastaj, në mandatin e dytë, Trump e nominoi Charles Kushner ambasador të SHBA-së në Francë dhe Monako. Senati e konfirmoi më 19 maj 2025, me votën 51–45. _______________________ P.S: Ju kujtoni se e kishte problem SHBA t'i japte Berishës një waiver (pas lobimit 6milion$), e pse jo ta quante interes kombëtar? Trumpi bëri ambasador vjehrrin e vajzës, i cili ishte dënuar më parë. Pra, në Amerikën e D.Trumpit ka rëndësi paraja, lidhjet, jo sa vepra penale mund të kesh bërë. Madje edhe po ke bërë, të gradon me nepotizëm.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lala plak

                        ÇFARE THUA O MERO POPULLI NUK PO BENE KETE E ATE. NE SHQIPER ESHTE VENE ME LIGJ NJE QEN ROJE PER TE RUAJTUR KETE POPULL NGA UJQERIT SPAK E KA EMRIN. POR KY QEN STANI JO VETEM QE NUK E RUAN TUFEN POR PO HE DELET BASHKE ME UJQERIT. NDAJ EDHE FJALET E BARIUT JANE MONUMENTALE. NUK ME VJEN KEQ SE UJQIT HENGREN KOPENE POR ME VJENE INAT SE BASHKE ME TA ISHIN EDHE QENTE .KJO VLEN DHE ESHTE E VERTETE PER SPKUN DHE KRIMINELET E POLITIKES

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arjan S

                          Në vijim të Kritiku.2026, sot që po shkruajmë/flasim, D.Trump ka falur dënimet për më tepër se 1500 vetë ndër të cilët një pjesë e tyre të dënuar për vjedhje me mashtrim në rreth 2 $miliard në total. Në shumë nga këta të falur (e vërtetuar me dokumenta) falja ka ardhur pasi janë paguar “sponsorizime” për MAGA jo më të vogla se 1 $ milion. Pra me Trump çdo gjë është në shitje “pay to play” por me rastin Berisha lobistët duket se kanë vendosur ta “mjelin” mirë “viktimën” duke i shitur vetëm një vizë për 6 apo 7 $ milion. Nëse do kërkojë të heqë “non grata” do duhet të japë akoma… Ka kohë dhe dy vjet, mbase e fal para se të dorëzojë mandatin dhe duke uruar që Berisha të mos ketë ndëruar jetë…

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            USA citizen

                            Lira ...dhe argita punojne... Por ne USA e coi Edvini e Soros mjaft qe te mos ndryshoje kreu i PD e qe te rrije ne pushtet monster bytheqire Edvin plehu! Amerika e quajtur e djathte, republikanet, emeruan nje serboboahnjak ne krye te PD, ne krye te PS e majta amerikane vuri nje vllaho grek nano e Edvin! A ESHTE koha qe USA te emeroje dy shqiptare ne krye te PD e PS?! Ps e Miladin popovicit dhe PD e Damir Fazllicit tashme duhet te shkojne per skrap! God bless USA and Albania....

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Opinion public

                              Udhetimi i Sali Edvinit ne USA ngjan si udhetimi i esat pashe toptani ne Paris para 100 vitesh...

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Telling the truth

                                Ne vendet e be dhe USA nje qytetar i zakonshem me espulso nuk mund te shkele kurre jo me ne vendin qe ka marre espulso, por ne gjithr BE, por dhe ne USA! Pse kur POLITIKANET marrin espulso lejohet te hyjne ne USA e BE?! Apo ligjet nuk vleine per POLITIKANET, se jane vetem per fukarenjte, popullin! Bote kurva!

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  brunilda

                                  po ca gjashte milion kaq sta kthen koken njeri per der ne greqi ,po leket e gerdecit qe shiti i biri armet e ushtrise e te tjera qe ka vjedhur ashtu do u shkojne ,paguaj aty e paguaj atje ,se do paguaj dhe per familjen ,dhe ne fund do jen nongrata

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    King

                                    Pa tiro une mare vize spaguaj as nji centesme

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Hasan Pojani

                                      Po si nuk u lodhe duke komentuar Sali Berishen ( ke 30 e kusur vjet qe ben te njejten melodi po boll se jemi lodhur me Sali dhe Edvin) respekte

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tojota Jaris

                                        Mero te te vije turp nese ke ndopak cipe shqipetari.Me mire mos e trazoni kete top muti se kundermon tere shqiperine.Saliut i dhane para ne vitet 90-te per kontribut te shquar ne shperberjen e Shqiperise,por ai nuk i pranoi dhe e paisen me nje celular Blackbnerry qe asokohe pak personalitete e kishin ne perdorim per lidhje me qendren.Si shperblim fabrika qe e prodhoi i fali gjithçka Shqqipetare e per rrjedhoj ai dogjio,vraau,vodhi ,shiti pasurine e Shqiperise e ne çdo situate te rrezikshme per te iu dha ndihme ne tye gjitha momentet.Andaj edhe sot ai tall menderen me kete popull injorant qe ne vitet 90-te Saliu mori floririn dhe populli tullat e fabrikave,te gjithe makinerite qe zoteronin keto fabrtika duke menduar se ishin bere te pasur.Sot ai kete udhetim nuk e bene per jeten politike,por per te na thene te gjithe neve qe me hani menderen or budallenj se une jam nje vrastar qe perfaqesuesit e kesaj perandorie te akredituar ne Shqiperi e etiketuan krimin e tij me kater te vrare si akt i larte oi nje burri shteti.Sekuerstruan serverin e Kryeministrise gjoja per te zbardhur rregjistrimet dhe pasi bene nje kopje per ne qender deklaruan se ai eshte i fshire e nuk ka asnje gjurme.Andaj mos u tallni me kete popull qe nivelin nuk e kalon ne vitet 1947 fale rreformes agrare qe u be ne vitet 90-95 ku skishte me bire kurve qe e fuste shqiperine ne shina.Ju mendoni ose kerkoni ti hidhni hi ne sy ketij populli kur mendoni se futja ne ambasada,largimi nga vendi me anije u be nga populli e jo nga segmente te caktuara posaçerisht per te zevendesuar qytetaret me besniket e Saliut arrdhur nga bjeshket ,per te mbajtur pushtetin gjakatar me çdo kusht e menyre ku u harrua ardhja e mercenareve tye Bukoshit ku nuk dinin as shqip ne ndihme te kryekrimit Berishe ne 95.Andaj lereni qenin te ngordhe e mos e mbani ne gpoje sepse ai eshte trajnuar e stervitur po nga ata qe sot vazhdojne dhe i marrin ketij populli idiot 6 milion dollare dher gjityhkush ne kete vend hesht duke filluar nga organet e drejtesise se plepave e deri tek pozita qe per hire te pusht-etit,bene sikur ia njeh ligjishmerine ketyre parave te krimit shteteror. ;

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Argita punon, Salija harxhon

                                          Mos e vrisni fare...Ca i ka Argita 6 milion $, nje qime p*dhi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Iso

                                            Eshte e thjeshte,dihet qe shkerdhata trump me shpuren e tij edhe melanin e jep per euro dhe nuk ja ndjen per Ameriken.Ti japesh vize per ne Amerike sali vukut qe ka dhene urdher te bombardohet ambasada Amerkane,vetem gruaqiri trap e ben.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              X

                                              Kudo korropsion,pune muti.DASH-i ja u ka borxh nje sqarim popullit shqiptar,a eshte Saliu per USA familarisht I perfshir ne korrupsion madhor,dhe e dyta,a e ka minuar Sali krimineli demokracin ne Shqiperi? Per ne shqiptaret eshte me shume se kaq.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Foni

                                                Te gjitha sa thone per Berishen e kompani jane ne mase derrmuese te verteta. Ketu komentuesit i sulen me te drejte Berishes, duke dashur te dine se ku i gjeti parate per shpenzime kaq te larta!! Por cuditerisht, po te njejtet komentues, heshtin totalisht ose te kthehen me te shara nga me te turpshmet po te zesh ne goje 4.3 milion eurot NGA FONDET SHTETRORE qe kryeministri Rama, pa pyetur askend, sikur ti kishte te tijat, ja jep nje kengetari per nje surrogato shfaqje qe dha. Dhe kur ti hesht per njeren pale, ngritja e zerit per palen tjeter eshte e kote, nuk ka asnje vlere. Sepse pakenaqesine qe shfaq ndaj Berishes ti nuk e bene per te patur ne drejtimin e vendit njerez me nder e dinjitet, e bene thjesht se do qe fajtori te jete kurdohere nga pala tjeter, qe ti dhe te tute te mund te sundojne perjetesisht. Me kete menyre te vepruari, tashme e provuar perfundimisht jo nje here, por disa here, qe nga viti 1944 e deri me sot,vendi dhe jeta e njerzve shkojne vetem ne humnere.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje