Ferizaj, 7-vjeçari goditet nga vetura, drejtuesi i automjetit largohet nga vendi i ngjarjes
06.9.2026 - 22:08
Një fëmijë i moshës 7-vjeçare është lënduar pasi që është goditur me veturë nga një person në Ferizaj.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se 7-vjeçari ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Ndërkohë, siç bën të ditur Veseli, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”- thuhet në njoftim.
Incidenti ka ndodhur më 06.09.2026 rreth orës 19:30 në rrugën “Sali Çeku”.
