Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin e ri rrugor, paralel me rrugën e Portit në Durrës, ku një automjet tip BMW me targa angleze është përplasur me një Opel.
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që Opel-i të dalë nga rruga dhe të përfundojë i përmbysur në trotuar.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.













