Gëzim Llojdia: Gjurma e dekovilit 112 vjet më parë…

Gëzim Llojdia

1.Rreth 100 vite më parë,por dhe më shumë  një rrugë misterioze ka lënë pas gjurmë që tani duken të humbura në errësirën e kohës. Ne e ndoqëm atë trasë, e cila ishte pothuajse e zhdukur, duke u përpjekur të gjenim të paktën disa mbetje të saj. Ishin vetëm pjesë të shpërndara, fragmente të një historie që kishte kaluar përmes dekadash harrese. Pikat që kishin qenë të shënuara me kujdes në një hartë të vjetër  të konturuara që mbi 100 vjet më parë  tani ishin aq të fshehura, sa që gjetja e tyre ishte një sfidë që i kërkonte më shumë se vetëm një kërkim fizik. Duke u ngjitur nëpër terren të vështirë, duke përshkruar harta të shkrira nga koha, na dukej sikur ishim në kërkim të një legjende. Përpjekjet tona për të gjetur ato pika dukeshin si një sfidë që vështirë mund ta besoje  kaq e padukshme, kaq të larguara nga realiteti i sotëm, sa që bëhej e vështirë të imagjinoje se ato kanë ekzistuar.


2.-Ku shkonin këta trena  të vegjël që në gjuhën shkencore quheshin dekovilë?Dhe cilët ishin destinacionet e  tyre?Në muzgun e brishtë të kohës, kur dita ulej ngadalë dhe muzgje  të errëta përfshinin çdo kënd të luginës së Shushicës, një tingull i çuditshëm prishte heshtjen.Ishte sirena e një dekovili, një mjet hekuri që nën zhurmën e tij të patundur thyenin qetësinë e luginës. Ai ecte me ritmin e galopit të një kali dori, dhe çdo përpjekje për të ndalur tingujt e tij dështonte. Sirena e atij treni, më shumë se një mjet transporti ishte një simbol i forcës dhe i pushtuesve që kishin lënë pas gjurmë të thella në këtë tokë.Në ato orë të muzgët të largët të vitit 1914, kur lëvizjet e kohës shpërfaqnin paqen e brishtë, ky dekovil  i sjellë nga pushtuesit – kalonte përmes Shushicës, duke lënë pas një tingull që e shkundte çdo thellësi të kësaj luginë. Ata që e dëgjonin, ndoshta nuk mund të kuptonin rëndësinë e asaj sirene, por ishte një thirrje e mistershme, një shenjë e periudhës që do të kishte pasoja të pashlyeshme për këtë tokë të lashtë.

Sigal


2.Treni, dekovili i lidhur ngushtësisht me Vlorën dhe Selenicën, nuk është një fantazi, por një pjesë e historisë reale që vazhdoi të ekzistonte deri vonë, gjatë viteve të socializmit. Ky mjet transporti, që shumë shpesh shfaqej si një ëndërr e thjeshtë, ka lënë gjurmë të pashlyera në mendjen e atyre që e kanë përjetuar. Në imazhin tim, është një tren që udhëton përmes shpirtit të kohës, duke përshkruar një udhë hekuri që ngjante si një përrallë e ngadaltë, e cila lidhte qytetin e Vlorës me Selenicën, duke kaluar përmes rrugëve mtë ngushta, që shpërfaqte çdo kthesë, çdo vështrim të natyrës përreth.Ky tren, dekovili, ishte i vogël,  përcillte një ritëm jetese të ndryshuar, të pazhurmshme për shumë, por të gjallë në kujtesën e atyre që e shihnin çdo ditë.Siç Frederik Stamati, Kryetar i Shoqatës së Restauruesve Shqiptarë, përshkruan me shumë kujdes, ky sistem dekovili nuk ishte vetëm një ndërtim austriak, por dhe një pasuri italiane, që ka lidhur qytetet dhe fshatrat me një rrjet transporti të përmasave të 120 kilometrave.Pjesët më të njohura të këtij rrjeti ishin Vlorë (Skelë) – Selenicë, Vlorë – Skelë dhe Skelë – Nartë. Nëpër këto trasa, dekovili n ishte thjesht një mjet transporti, por dhe një lidhje fizike dhe shpirtërore mes njerëzve dhe tokave, mes qytetit dhe natyrës, mes një realiteti që po kalonte.Dekovili i Selenicës, një mjet që ka qenë i pranishëm deri vonë. Ky tren, i cili sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit.Kur e shikoje atë, zvarritjen e tij ngadalë përmes udhëve të hekurta, ishte sikur kalonte një kohë e shkuar, një periudhë që mbante në trupin e tij çdo rrudhë të mundimshme të jetës së atij populli. Çuf-çuf, tingulli i tij ishte shenja e një kohe që vazhdonte të endej përmes luginave. Treni ngjitej ngadalë në rrëpirën e kodrës, pranë fabrikës së cimentos. Në fund të trenit, vagonët e vegjël mbartnin që ngarkonin ngarkesat që shërbenin për zhvillimin e vendit.Në ato vite, transporti ishte i mbushur me mungesa të theksuara dhe sfida të mëdha. Një detaj i vogël që kujtojnë banorët e vjetër të Shushicës është se ky tren kishte një vend për drejtuesin. Makinisti, e ndalonte trenin dhe hipte drejtori .Ky tren, i njohur dhe i dashur për ata që jetonin aty, kishte jetuar. E megjithatë, deri në vitin ‘91, ky dekovil funksiononte ende, duke bitum , një pjesë e pashmangshme e jetës që kalonte përmes Shushicës.Por, ajo që ndodhi më pas ishte gjithashtu një pjesë e papritur e historisë. Dekovili, që kishte mbajtur rrugën nga Vlorë-Selenicë, nuk e kalonte vetëm udhët e hekurta, por kalonte edhe përmes një tuneli të fshehtë, një tunel të njohur vetëm për ata që e kishin jetuar, në Qafën e Babicës. Ky tunel, ishte një fragment që shumë mund ta kenë harruar, por të tjerë ende e mbajnë mend me nostalgji. Treni e kalonte me kujdes këtë tunel të errët dhe të ngushtë.Ai treni i vogël pastaj, kalonte përmes fshatit të sotëm Alikokë-Babicë, për të shkarkuar serë  ato rrotulla të mëdha të zeza Këto ngarkesa që mbartnin jetë dhe mundimin e minatorëve të serës..Por si çdo gjë që kalon me kohën, dhe ky dekovil do të heshtte përgjithnjë. Pas një periudhe, ai u ndal, pa lënë pas asnjë mëngë për të rikthyer ritmin e tij të zakonshëm. Dekovili heshti si një kohë e kaluar, duke u kthyer në një kujtim që jeton ende në mendjet e atyre që e përjetuan atë. Sikur të mos ekzistonte kurrë… Ky ishte mendimi që më mbërtheu, teksa eci nëpër gjurmët e dekovilit që dikur lidhte Vlorën me Selenicën. Kohë më parë, isha në një kërkim të thjeshtë, për të ndjekur atë histori që duket se është fshirë nga memoria kolektive. Deri në Babicë, mbeti vetëm tuneli, një kalim i ngushtë dhe i errët, që tani është mbështjellë nga platforma e betonit. Pjesa tjetër e udhës u shua si një rrugë e humbur, dhe ashtu si shumë herë, treni i vogël është harruar. Eca më tej, përmes asfaltit të lodhur, deri te ura e Peshkëpisë, por gjurmët e tij, të atij treni të ngadaltë, nuk duken kurrsesi. Pjesë të një historie që mbeten të fshira në mbretërinë e errësirës, ku vetëm ca ngjyra të zeza në hartat e fëmijërisë na kujtojnë se ka ekzistuar dikur.


3.Nëse kjo udhë hekurudhore, që dikur e shënoja me ngjyrë të zezë në hartat tona të shkollës, do të kishte mbijetuar deri më sot, turizmi Vlorë-Selenicë do të kishte qenë një mundësi e papërsëritshme. Do të kishte qenë një turizëm unik, me trenin që lëvizte ngadalë, tërhequr nga dy-tre vagonë të hapur, duke kaluar përmes peizazheve të paprekura.Nëse Selenica, ky qytet i lashtë që ka ekzistuar dhe që vazhdon të rrudhet çdo ditë, do të kishte një mundësi për të shpërndarë historinë e tij, minierat e tij, sot ndoshta do të ishin një nga atraksionet kryesore të turizmit historik. Po ashtu, rrugëtimi përmes kodrave që të çon përfundimisht në fushat e Selenicës, mund të kishte përshkruar një histori të shtrirë në kohë dhe mund të ishte një mundësi për të përjetuar një udhëtim që kalon përmes urave dhe rrugëve të vjetra, deri në qytetin e minierës, që ka funksionuar për shekuj me radhë. Ky qytet ka shumë për të treguar dhe për të ofruar, por dyert për turizmin mbeten të mbyllura, ndonëse historia e tij është ende gjallë dhe mbështjellë me pasuri të papërfituara.Nëse do të kishim orë ndriçimi, atëherë ato do të ishin për këto udhë të hekurta, që dikur lidhën dhe mund të lidhin sërish Vlorën me Selenicën. Ky do të ishte një ndriçim për historinë e harruar, për traditën që ende ka fuqinë të rilindë. Një ndriçim që do të nxiste turizmin, duke i dhënë jetën një zone të humbur dhe të harruar. Udhët e hekurta, të fshira nën harresë, mund të kishin qenë artere jetësore për zhvillimin e rajonit, të mbushura me vizitorë dhe histori që prisnin të rrëfeheshin. Ato mund të kishin gjallëruar zonën e Shushicës dhe Selenicës, e cila tani është e mbytur nga tymi i automobilave dhe zhurma e saurelëve të frëngut, që sjellin bitum me udhën automobilistike, duke shkatërruar pa mëshirë çdo mundësi për rikthim të asaj historie.


4.Historia e linjës Selenicë-Vlorë është një rrëfim që lidhet ngushtë me periudhën e Luftës së Parë Botërore, kur ushtria italiane e ndërtoi këtë linjë hekurudhore për nevojat e saj ushtarake. Linja Selenicë-Vlorë ishte më shumë se një rrugë transporti  ishte një artere e jetës, një pjesë e pandashme e strategjisë ushtarake të kohës. Kjo rrugë nuk ishte thjesht një mundësi për të lëvizur mallra, por një mjet i fuqishëm për të shuar nevojat ushtarake dhe për të mbështetur logjistikën e luftës.


5.Në anën tjetër të kësaj rruge të rëndësishme, në Kotë, ishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha ushtarake e, një forcë e fuqishme që kishte rolin e saj të pamohueshëm në ngjarjet që po zhvilloheshin. Kjo linjë hekurudhore, që lidhte Selenicën me Vlorën, ishte esenciale për kalimin e materialeve të domosdoshme dhe mundësonte lëvizjen e forcave të pushtuesve italianë për të ruajtur.Përveç përdorimit ushtarak, bitumi i nxjerrë nga minierat e Selenicës luante një rol jetik në ekonominë e kohës. Ky material, një nga pasuritë më të mëdha të rajonit, eksportohej në Itali përmes portit të Vlorës, ku transportohej me vagonët e vegjël të dekovilit.

Por, si shumë gjëra të tjera nga ajo periudhë, kjo linjë dhe përdorimi i saj ushtarak kaluan në harresë pas Luftës së Parë Botërore. Ajo që mbeti pas, është një shenjë e heshtur e së kaluarës, një rrugë që dikur kishte jetën dhe ngarkesën e saj të rëndësishme, por që sot është pjesë e një historie që mbetet e fshehur në kujtesën e atyre që e jetuan.

6.Linja: Kotë-Vlorë.Këjo linjë u ndërtuan për nevojat e ushtrisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore.Kur kam punuar në fshatin Mavrovë, kisha dëgjuar për urën e trenit. Gjurmët e kësaj rruge, që fillojnë te ura e Peshkëpisë, shfaqen vetëm në disa trakte traseje dhe një urë betoni e njohur si ura e trenit, që gjendej në vendin e quajtur Sklap dhe Shkallë Mavrovë. Traseja zgjatej duke depërtuar nëpër luginën e Shushicës, për të mbërritur në anë të fushës së Ahmetes, në kuotën 115 metra, maja e gjatë, që italianët duke folur në radio përsërisnin shpesh fjalën kuota, kuota, deri sa u shqiptarizua në Kota.Udhët e hekurta të kësaj ane të dekovilit Vlorë-Kotë nuk ka ekzistuar i shkruar nëpër dokumente. Vendasit na shpreheshin për këto gjurmë, që në atë sistem se këtej kalonte dikur treni, pra dekovili. Tek ura e Sklapit gjetëm këmbët mëdha të urës.Prej betoni. Ajo urë lidhte dy brigje të përroit, duke kaluar mbi vërshimet që zbrisnin nga kodrinat e Petës, një terren i vështirë dhe i egër, që mbante shpesh përmbysje dhe lumenj të fuqishëm gjatë periudhave të reshjeve. Ura e trenit, që ka mbijetuar për më shumë se një shekull, duket si një kujtim tërësisht të fshehur nga koha, një simbol i përpjekjeve të italianëve për të kontrolluar dhe lidhur zonat e thella malore të Shqipërisë.Më pas, në një periudhë të gjatë të heshtjes dhe harresës, gjurmët e traseve zhduken për 4 km, deri në vendin që quhet Sirokëmbë, një emër që do të mbetet i lidhur ngushtë me historinë e asaj periudhe. Traseja prej betoni, që kishte qëndruar e pandryshuar për 112 vjet,.Përfundimi i kësaj traseje, rreth 1.5 km më tej, ishte ura e shkallës së Mavrovës, ose e njohur ndryshe si ura e trenit, një tjetër pjesë e historisë që lidhte të shkuarën me të tashmen. Burimet historike tregojnë se kjo urë dhe të tjera në zonë u ndërtuan nga ushtria italiane, e cila kishte një garnizon të madh në fushën e Ahmetes, e cila tani është pjesë e ish-ndërmarrjes bujqësore Kote.