"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
CDU-ja renditet e dyta me vetëm 18.4%, duke humbur pothuajse gjysmën e mbështetjes së saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Ky është një nga rezultatet më të dobëta në historinë e partisë në këtë land.
GJERMANI- Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt me 44.4% të votave. Rezultati po ndiqet me vëmendje në Gjermani dhe në të gjithë Evropën, për shkak të mundësisë që AfD të jetë pranë formimit të një qeverie të vetme.
CDU-ja renditet e dyta me vetëm 18.4%, duke humbur pothuajse gjysmën e mbështetjes së saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Ky është një nga rezultatet më të dobëta në historinë e partisë në këtë land.
Partitë e tjera kanë marrë rezultate dukshëm më të ulëta. E Majta siguron 9.3%, të Gjelbrit 8.7%, ndërsa SPD-ja 8.4%. Ndryshimet në krahasim me zgjedhjet e mëparshme janë relativisht të vogla për këto parti.
Ndërkohë, BSW Aleanca Sarah Wagenknecht është në kufirin e pragut elektoral me rreth 5%, çka e lë ende të hapur mundësinë që partia të mbetet jashtë parlamentit të landit. Rezultati përfundimtar i BSW-së mund të jetë vendimtar për shpërndarjen e mandateve dhe për mundësinë që AfD të sigurojë shumicën absolute.
Sipas të njëjtit sondazh, ndarja e parashikuar e mandateve është: 39 për AfD-në, 16 për CDU-në, 8 për të Majtën, 7 për të Gjelbrit, 7 për SPD-në dhe 5 për BSW-në. Për të pasur shumicën në parlamentin prej 83 mandatesh, nevojiten të paktën 42 vende.
Nëse BSW nuk arrin të kalojë pragun elektoral, pesë mandatet e parashikuara për të do të rishpërndahen mes partive që hyjnë në parlament. Kjo mund t'i japë AfD-së një avantazh shtesë dhe ta afrojë me shumicën absolute. Sipas mediave të huaja, pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë, duke arritur në rreth 76%.
Humbje e rëndë për CDU-në
Rezultati përbën një goditje të fortë për CDU-në dhe për kancelarin Friedrich Merz. Sipas sondazheve, partia ka rënë nga 37.1% në vitin 2021 në rreth 18.4%, duke humbur 18.7 pikë përqindjeje. Edhe SPD-ja ka regjistruar një rezultat historikisht të dobët, me rreth 8.4% të votave.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, AfD ka dyfishuar rezultatin e saj, duke shënuar një rritje prej rreth 23.7 pikë përqindjeje. E Majta ka humbur rreth 1.5 pikë, ndërsa SPD-ja rreth 0.4 pikë. Të Gjelbrit kanë shënuar një rritje prej rreth 3.1 pikë përqindjeje, ndërsa FDP-ja ka pësuar një rënie prej rreth 4.4 pikësh dhe mbetet shumë larg hyrjes në parlament.
Deklaratat e para pas rezultatit
Kreu i AfD-së në Saksoni-Anhalt, Ulrich Sigmund, e cilësoi rezultatin si historik. Duke folur për ARD-në, ai tha se partia “ka bërë histori” dhe se rezultati përbën një mesazh të qartë për qeverinë federale të drejtuar nga Friedrich Merz.
Sa i përket mundësisë së formimit të një koalicioni me partitë e tjera, shumica e të cilave e kishin përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në përpara zgjedhjeve, Sigmund tha se partia është e gatshme të bashkëpunojë, por pa hequr dorë nga qëndrimet e saj kryesore.
“Ne nuk do të heqim dorë nga pozicionet tona kryesore për hir të pushtetit”, tha ai.
Kryeministri i Saksoni-Anhaltit dhe kandidati kryesor i CDU-së, Sven Schulze, e pranoi rezultatin, duke thënë se kjo është demokraci dhe populli ka dërguar një mesazh. Ai përgëzoi AfD-në për rezultatin, por shtoi se nuk ishte një ditë e mirë për demokracinë.
Schulze tha gjithashtu se CDU-së i takon tani të gjejë një mënyrë për tu përballur me këtë rezultat, duke e cilësuar fushatën si më të vështirën që ka përjetuar gjatë 25 viteve të karrierës së tij politike. Ndërsa, Sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Franziska Hoppermann, përjashtoi çdo bashkëpunim me AfD-në.
“Ne nuk do të bashkëpunojmë me radikalët, veçanërisht jo me radikalët e ekstremit të djathtë”, deklaroi ajo për transmetuesin publik gjerman.
Hoppermann hodhi poshtë gjithashtu mundësinë që rezultati në Saksoni-Anhalt të ndikojë në të ardhmen politike të kancelarit Friedrich Merz. Edhe bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, e cilësoi rezultatin si historik. Ajo tha se votuesit i kanë dhënë partisë një “mandat shumë të qartë për të qeverisur”.
A mund të formojë AfD qeverinë?
Rezultati i Saksoni-Anhaltit është historik edhe për një arsye tjetër: Për herë të parë një parti e ekstremit të djathtë në Gjermani i afrohet kaq shumë mundësisë për të formuar e vetme një qeveri në nivel landi. Sondazhet para zgjedhjeve e vendosnin AfD-në rreth 40% ose më lart, CDU-në në intervalin 22–23%, ndërsa të Gjelbrit rreth 5%.
Megjithatë, mbetet për tu parë rezultati përfundimtar dhe veçanërisht nëse BSW do të arrijë pragun prej 5%. Çdo ndryshim në këtë drejtim mund të ndikojë drejtpërdrejt në shpërndarjen e mandateve. Nëse AfD arrin 42 ose më shumë vende, ajo do të mund të formojë qeverinë e vetme.
Nëse mbetet nën këtë shifër, situata bëhet shumë më e ndërlikuar, pasi partitë e tjera kanë përjashtuar publikisht bashkëpunimin me të. Pikërisht për këtë arsye, rezultati i Saksoni-Anhaltit po ndiqet me shumë vëmendje në të gjithë Evropën./Dosja.al
Galit Peleg, Milorad Dodik, Amichai Chikli IZRAEL- Dhoma e Tregtisë Izraelite hapi javën e kaluar një zyrë në Banja Luka, sel...
Krerët e AfD GJERMANI- Partia Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipa...
Kryeparlamentari iranian, Mohammad Baqer Qalibaf IRAN- Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar se Irani do tu ...
foto ilustruese EUROPË- Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me radhë më të g...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpret emisarët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kiev më 6 shtator 2026 UK...
PAKISTAN- Kur talibanët e morën pushtetin me forcë në Afganistan në vitin 2021, qindra mijëra afganë, të frikësua...
SHBA- Një hartë e re e botës ka shkaktuar përplasje diplomatike në Kombet e Bashkuara, pasi mënyra se si paraqitet Krimea bë...
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte të re të botës, e cila paraqet m&...
GJERMANI- Një sulm i rëndë kibernetik ndaj administratës së Berlinit ka marrë një tjetër përmasë, pasi grupi...
INDONEZI- Një shpërthim i vullkanit Anak Krakatoa ka detyruar autoritetet indoneziane të pezullojnë përkohësisht fluturimet n&eu...