Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar paraprak lidhur me zjarrin e rënë në orët e para të mëngjesit në hotelin “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku”.
Nga veprimet hetimore të kryera, ekspertët kanë zbardhur edhe shkakun e përhapjes së flakëve.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të godinës.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimet hetimore në vendngjarje, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit që ndodhej në ambientet e restorantit.
Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të lënduar 7 pushues, nga të cilët 6 janë shtetas nga Kosova dhe 1 shtetas nga Rrësheni.













