
Screenshot
Një incident serioz ka ndodhur në hapësirat e qendrës tregtare Prishtina Mall, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht kapitenin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.
Sipas raportimeve në media bëhet e ditur se incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje rreth parkingut, e cila më pas ka eskaluar në përplasje.
Në incident janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.
Pas eskalimit të situatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është përfshirë edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).
Të gjitha palët e përfshira në incident janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave dhe marrjen e deklaratave.
Për shkak se njëra nga palët e përfshira është zyrtar policor me gradën kapiten, për rastin është njoftuar dhe është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Motivi fillestar dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me parkingun, por rrethanat e sakta të përplasjes dhe roli i secilit prej personave të përfshirë pritet të sqarohen gjatë procedurës hetimore.
“Kosova po pret”, Dafina Dauti publikon këngë kushtuar UÇK-s...
Zjarr në malin e Tërbunit, bashkia Pukë apel qytetarëve për ...
Familja e Laurent Krasniqit me mesazh prekës: Humbja e tij s...
Tragjike në Rahovec: I mituri gjendet i pl*gosur me armë zja...
Juventusi barazon në fund ndaj Milanit, Zhegrova inkuadrohet...
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit