• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

by Sport Sport
August 15, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po menaxhohet shërbimi i hemodializës pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, duke akuzuar qeverinë se rikthimi i shërbimit te shteti po shoqërohet me një tjetër kontratë shumë milionëshe.

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, deklaroi se për pesë spitale publike është parashikuar një procedurë me vlerë rreth 50 milionë euro për katër vitet e ardhshme.

Sipas tij, kjo ngre pikëpyetjen kryesore: nëse shërbimi po rikthehet në administrimin publik, pse nevojitet menjëherë një tjetër kontratë shumëvjeçare me një operator privat?

Alimehmeti kërkoi nga ministrja e Shëndetësisë që të bëjë publike të dhënat mbi pajisjet dhe asetet që shteti ka marrë në dorëzim pas përfundimit të kontratës së mëparshme, si dhe dokumentacionin që lidhet me tenderin e ri.

Ai pretendon se kostoja e parashikuar për kontratën e re është e lartë dhe se qeveria duhet të shpjegojë nëse pajisjet dhe investimet e kontratës së parë janë realizuar sipas kushteve të përcaktuara.

“Nëse shteti e ka marrë shërbimin në dorëzim, përse duhet të paguajë edhe 50 milionë euro të tjera për ta ofruar?” – kjo është një nga pyetjet kryesore që ngre Alimehmeti.

Në deklaratën e tij, ai riktheu në vëmendje edhe koncesionin e mëparshëm të hemodializës, duke kërkuar që të bëhet transparente mënyra se si u përzgjodh operatori, investimet e kryera gjatë dhjetë viteve dhe asetet që duhet t’i kalojnë shtetit.

Alimehmeti iu referua gjithashtu gjetjeve të mëparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke pretenduar se kishte pasur probleme me afatet e riinvestimit në pajisjet mjekësore.

Një tjetër pikë e fortë e akuzave të PD-së është dyshimi se tenderi i ri mund të favorizojë të njëjtin operator privat. Alimehmeti kërkoi që kriteret e procedurës të bëhen publike dhe të provohet se tenderi do të jetë realisht konkurrues.

Ai ngriti gjithashtu pyetje për konfliktet e mundshme të interesit dhe kërkoi që SPAK të hetojë si koncesionin e parë, ashtu edhe procedurat që po përgatiten për kontratën e re.

“Përpara se të jepen 50 milionë euro të tjera, shqiptarët duhet të dinë çfarë morën pas dhjetë viteve të koncesionit”, ishte në thelb mesazhi i Alimehmetit.

PD kërkon publikimin e inventarëve, raporteve teknike, dokumenteve të marrjes në dorëzim dhe kritereve të tenderit të ri, duke argumentuar se vetëm transparenca mund të tregojë nëse kemi të bëjmë me një rikthim real të shërbimit te shteti apo me një tjetër kontratë të majme për privatin.

Deklarata:

Të nderuar qytetarë, përpara dy javësh, ministrja e Shëndetësisë Sala njoftoi se pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, shërbimi i hemodializës do t’i rikthehet shtetit. Ministrja Sala deklaroi se dializat dhe check-up-i do të merren në dorëzim e do të vijojnë të ofrohen pas përfundimit të kontratave përkatëse e ky proces i është ngarkuar operatorit të shërbimeve të integruara të sterilizimit, një shoqëri kjo 100% shtetërore.

Sipas informacioneve, kjo agjenci drejtohet nga zonja Arisa Cane, që ka punuar më parë embriologe pranë Spitalit Amerikan.

Pak ditë më vonë, del në fakt një tender i ri që dëshmon planin e vërtetë të Edi Ramës për shërbimin e dializës. Për pjesën e koncesionit e cila nuk do të mbahet realisht nga shteti, e me shumë gjasë do t’i mbetet me çmime dhe më të larta të njëjtit operator privat, Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut, i cili tashmë ka krijuar një monopol në shërbimin e hemodializës në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara, OSHIS-ja ka planifikuar një procedurë me vlerë 50 milionë euro për shërbimin e dializës në 5 spitale publike, të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për periudhën 4-vjeçare të ardhshme. Me 12.5 milionë euro në vit, kjo është në fakt një kosto shumë e lartë dhe madje më e lartë sesa kontrata 10-vjeçare e koncesionit të dializës së mëparshme. Pra në vend që pas 10 vitesh koncesion, shteti ta marrë shërbimin dhe ta administrojë me kapacitetet dhe pajisjet që duhet t’i trashëgonte nga privati, po përgatitet sërish një kontratë shumëvjeçare me kosto dhe barrë të lartë financiare për taksapaguesit shqiptarë.

E prandaj ministrja Sala duhet të dalë e duhet të sqarojë: Ku është shtetëzimi? Nëse shërbimi, pajisjet, investimi apo riinvestimi i kalojnë shtetit, përse shteti duhet të shpenzojë 50 milionë euro të tjera për ta nënkontraktuar për këto 4 vite?

Përpara se qeveria t’i japë një tjetër kontratë shumëvjeçare, duhet të bëjë transparencë. Çfarë po merr realisht shteti pas 10 vitesh nga koncesioni i parë? A është kjo një mënyrë për të mbuluar shkeljen e kontratës koncesionare, mosinvestimin, abuzimin me pagesat për shërbimet e pakryera e shumë probleme të tjera? A është realizuar 100% riinvestimi i parashikuar në kontratë? Cila është vlera reale e aseteve që po merren në dorëzim? A është ngritur grupi i punës që kërkon kontrata për inspektimin dhe marrjen në dorëzim? Çfarë ka konstatuar grupi i punës? Ku janë inventarët dhe raportet teknike?

Të gjitha këto dokumente dhe raporte duhen bërë publike. E në fakt këto pyetje vijnë pas auditeve të njëpasnjëshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka konstatuar se koncesionari kishte hyrë në vitin e 8-të pa filluar në afat riinvestimin në pajisjet mjekësore, ndonëse kontrata parashikonte që në 4 vitet e fundit aparaturat të rinovoheshin në mënyrë të tillë që t’i kalonin shtetit të reja apo me shumë pak orë pune dhe në gatishmëri të plotë për përdorim.

Pra përpara se ministrja Sala të angazhojë 50 milionë euro të tjera publike, shqiptarët duhet ta dinë: çfarë morën për miliardat që kemi paguar deri tani? A po përgatitet një kontratë e re për të njëjtin përfitues?

Historia e koncesionit të parë duhet kujtuar. Kur ministrja e asokohe Ilir Beqaj, me urdhër të Edi Ramës, paracaktoi fituesin, firmën “Evita SHPK”, edhe pse kishte një ofertë më të lartë se 4 konkurrentët e tjerë. Firmë e cila nuk kishte as eksperiencë të mëparshme në hemodializë. Vetëm 5 ditë përpara shpalljes së fituesit, Evita krijoi “Diavita”-n në Spitalin Amerikan të përfaqësuar nga Klodian Allajbeu. E kjo kontratë, e kjo procedurë duhet të marrë një administrim e duhet hetuar nga SPAK.

Prandaj sot, kur po përgatitet një tender i ri shumëvjeçar për të njëjtin shërbim dhe për të njëjtat 5 qendra, pyetja është legjitime: A ka konflikt interesi drejtoresha e operatorit? A ka konflikt interesi ministrja e Shëndetësisë? A po përgatitet përsëri një tender me fitues të paracaktuar? A janë kriteret e tenderit të ri të hapura për konkurrencë reale, apo eksperienca, kapacitetet teknike, pajisjet dhe kriteret e tjera po ndërtohen në mënyrë të tillë që vetëm operatori aktual ose një strukturë e lidhur me të të jetë në gjendje t’i plotësojë? A është përsëri fituesi i paracaktuar Klodian Allajbeu?

SPAK nuk mund të heshtë më dhe duhet të hetojë të gjithë zinxhirin e këtyre procedurave.

Përpara se një kontratë tjetër shumëvjeçare t’i japë privatit dhjetëra miliona euro të tjera, duhet të hetohet si u dha dhe si u zbatohet koncesioni i parë. Nëse tenderi është realisht i hapur dhe konkurrues, ministrja Sala le t’i publikojë që sot të gjitha kriteret dhe dokumentet e nevojshme. Nëse shteti po merr realisht në dorëzim një shërbim funksional, le të publikojë që sot inventarin e aseteve dhe të pajisjeve të cilat po merr në dorëzim. Dhe nëse koncesioni i parë ishte i ligjshëm dhe në interes të qytetarëve, SPAK le t’i hetojë dokumentet, bëjë transparencë e ta provojë. Sepse heshtja nuk është përgjigje. Faleminderit!

Previous Post

Fluks i madh në Kakavijë dhe Qafë Botë, mijëra udhëtarë në radhë për të kaluar kufirin

Next Post

Elbasan/ Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, shmanget tragjedia

Sport Sport

Sport Sport

Next Post
Elbasan/ Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, shmanget tragjedia

Elbasan/ Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, shmanget tragjedia

TË FUNDIT

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

September 6, 2026
Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

September 6, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

September 6, 2026
Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

September 6, 2026
Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

September 6, 2026
Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

September 6, 2026
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

September 6, 2026
Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

September 6, 2026
Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL