Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, duke u përhapur në një hapësirë të gjerë pyjore, transmeton Gazeta Metro.
Era e fortë dhe terreni i thyer malor po e komplikojnë ndërhyrjen e ekipeve të angazhuara, ndërsa flakët kanë avancuar në disa pjesë të masivit.
Sipas informacioneve, zjarri ka prekur edhe një banesë të pabanuar. Forcat në terren po punojnë për frenimin e flakëve dhe izolimin e vatrave, me qëllim që zjarri të mos përhapet më tej, raporotn TCH.
Situata vazhdon të mbetet e vështirë, ndërsa kushtet atmosferike dhe konfiguracioni i terrenit po paraqesin pengesa për shuarjen e plotë të zjarrit./gazetametro.net