×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën e Shën Stefanit një pankartë të madhe blu, të vendosur nga famullitari, me mbishkrimin “Zemër, jo urrejtje”, nxori menjëherë telefonin dhe regjistroi një video:

“Shikoni çfarë ndodh në qytetin tim, është e pabesueshme! Një thirrje për të votuar AfD-në në fasadën e kishës!”

Ngjyra e pankartës ishte vërtet e njëjtë me blunë karakteristike të AfD-së.

“Pikërisht, votoni kundër urrejtjes së së majtës! Faleminderit Kishës që më mbështet, kush do ta kishte menduar?”

Ose shihni kopertinën e famshme të revistës Der Spiegel, e cila e cilësoi atë “njeriun më të rrezikshëm të Gjermanisë”. Siegmund nisi ta firmoste dhe t’ua dhuronte mbështetësve, duke e shndërruar atë në gjetjen më të suksesshme të fushatës elektorale.

Ulrich Siegmund, 35 vjeç, me flokët gjithmonë të rruar anash dhe pantallona të ngushta, është një shitës i lindur. Dikur krijoi edhe një kompani aromatizuesish për ambientet, me produkte si “Fresh Office” për meshkujt dhe “Smooth Harmony” për gratë. Ai është në gjendje ta përmbysë çdo situatë dhe t’i shndërrojë edhe skandalet në meme.

Ndërsa Alice Weidel shfaqet armiqësore dhe negative, e përqendruar te rënia e Gjermanisë, Siegmund përcjell pozitivitet. Ai flet për “ndryshim politik” dhe për një “të ardhme më të mirë”, duke paraqitur një vizion optimist dhe në ngritje. Mbështetësit e adhurojnë.

Deri më tani thuhej se votuesit e AfD-së do të votonin edhe për “një fshesë blu”, por Siegmund dëshmon të kundërtën. Ai fitoi me 44,5% të votave në Saksoni-Anhalt dhe, teorikisht, mund edhe të formojë qeverinë. Do të ishte hera e parë që ekstremi i djathtë qeveris një land gjerman që prej vitit 1945.

“Përshëndetje, Ulli”, i thotë një burrë me tatuazhe në Köthen.

“Hej, faleminderit që erdhe”, i përgjigjet ai.

Një tjetri i drejtohet:

“Uwe, apo jo? Jemi takuar edhe më parë.”

Dhe kështu vazhdon me qindra njerëz që mblidhen për ta takuar në qytezat e Saksonisë, ndërsa në qytete tubimet e tij tërheqin deri në 4–5 mijë vetë. Mbështetësit presin një orë në radhë për një fotografi me të, ndërsa ai u buzëqesh të gjithëve. Sillet si miku i kujtdo, si “dhëndri i përsosur”, për ta thënë me fjalët e Der Spiegel.

Ai nuk sillet në mënyrë armiqësore as me gazetarët, thjesht i lë për në fund.

Frikë?

“Oh, ju lutem!”

Po “riemigrimi”?

“Është një fjalë krejtësisht normale. Madje është pozitive.”

Dhe buzëqesh. Në botën që paraqet Siegmund, asgjë nuk duhet të duket kërcënuese.

Ulrich Siegmund ka 681 mijë ndjekës në Instagram dhe 800 mijë në TikTok. Vetëm Heidi Reichinnek, e partisë “E Majta” (Die Linke), ka më shumë. Ai ndiqet dhe filmohet nga profesionistë. Në njëfarë kuptimi, “Ulli” ka dalë nga ekrani: ai është influenceri, ylli i TikTok-ut që njerëzit shkojnë ta shohin nga afër.

Por Siegmund merr energji nga turma dhe ia përcjell atë sërish publikut. Mban mend emrat e njerëzve që ka takuar dhe është ai lloj politikani që të krijon përshtypjen se të sheh dhe të dëgjon vërtet. Me pak fjalë, ka aftësinë të krijojë lidhje me njerëzit. Sipas revistës Stern, AfD-ja nuk ka pasur më parë një figurë të tillë. Këtë e di edhe Alice Weidel.

Siegmund ka lindur dhe jeton në Tangermünde, ku u tërhoq gjatë dy ditëve të fundit të fushatës. Qyteti i dikurshëm perandorak ka rreth 10 mijë banorë, ndërtesa me tulla të kuqe dhe skelete druri, një kështjellë dhe mure të fuqishme buzë lumit Elba.

Jemi në zemër të Gjermanisë së rreptë prusiane, mes Wittenbergut të Martin Luterit dhe Magdeburgut të mbretit Oto I, në një zonë konservatore prej shekujsh. Është e vështirë të kuptohet se çfarë i shtyn këto qytete piktoreske, të restauruara dhe pastruara pas rënies së Gjermanisë Lindore dhe ribashkimit, drejt zemërimit kundër sistemit dhe botës, drejt parullës së zymtë “Gjermania për gjermanët”. Ndoshta janë pikërisht rrugët e heshtura dhe të zbrazëta: metafora e një mungese, e një madhështie që nuk u rikthye kurrë.

Siegmund është anëtar i këshillit bashkiak të Tangermündes, së bashku me të atin dhe të vëllain. Prej këtej drejton degën rajonale të AfD-së, të cilën shërbimet e inteligjencës e klasifikojnë si “qartësisht ekstremiste” dhe që rrezikon të ndalohet.

Në stafin e tij ka katër këshilltarë që kanë qenë anëtarë të HDJ-së, një organizatë e shpërndarë me vendim gjykate, e cila frymëzohej nga Rinia Hitleriane dhe synonte edukimin e një elite neonaziste.

“Janë histori të 20–25 viteve më parë”, thotë ai.

Ndërkohë, programi i partisë, i njohur si “Manifesti i Magdeburgut”, është programi më radikal politik i paraqitur ndonjëherë në Gjermaninë e pasluftës. Ai parashikon një fushatë masive “riemigrimi”, pra dëbimin e emigrantëve, si dhe masa të tilla si krijimi i “klasave të veçanta” për fëmijët e azilkërkuesve, me arsyetimin se ata qëndrojnë në Gjermani vetëm përkohësisht dhe se kështu “fëmijët tanë” nuk do të detyrohen të qëndrojnë “me kultura krejtësisht të huaja”.

Edhe nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të mësojnë veçmas, pasi, sipas dokumentit, ata “pengojnë përparimin e arsimit”. Gjithçka është shkruar e zeza mbi të bardhë.

Megjithatë, Siegmund nuk përdor kurrë një ton të ashpër kur flet për këto propozime. Thuhet se në gjimnaz, ku njihej me emrin Markus, ai zgjodhi të përdorte emrin e dytë, Ulrich, vite më vonë, kishte shumë sukses me vajzat. Ai mësoi herët ta përdorte joshjen.

Por e braktisi gjimnazin për të marrë një diplomë profesionale. Ky ishte ndoshta shkëputja e tij e parë nga sistemi. E dyta ndodhi gjatë pandemisë së Covid-19. Pikërisht atëherë doli në pah lideri radikal që denonconte “diktaturën e shtetit”. Në rini kishte qenë anëtar i CDU-së, por përmes videove në rrjetet sociale fitoi me shpejtësi qindra mijëra ndjekës dhe u ngjit në hierarkinë e AfD-së.

Në Kishën e Shën Stefanit, ku vazhdon të qëndrojë pankarta blu me mbishkrimin “Zemër, jo urrejtje”, dera është e hapur. Famullitari Otto tregon se tensionet janë rritur dhe se disa komunitete jetojnë me frikë.

Në tabelën e njoftimeve ai ka vendosur një fletushkë ku shkruhet:

“Të votojmë në mënyrë që dinjiteti njerëzor, liria dhe përgjegjësia të mbeten themelet e bashkëjetesës sonë.”/CorrieredellaSera

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lu...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lumtur me fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë. Trump ndau një grafik në platformën e tij në “Truth Social”, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment. Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, […]

Lexo më shumë

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD)...

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit, AfD ka fituar 44,5 % të votave duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. AfD bëhet kështu forca […]

Lexo më shumë

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Publikuar më 06.09.2026
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të re...

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan. Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë bani...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin Delhi. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat lokale se deri në 50 persona mund të […]

Lexo më shumë

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Publikuar më 06.09.2026
Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presid...

Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane, Biden  ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer emrin e familjes Biden në diskutimet për garën e ardhshme presidenciale. […]

Lexo më shumë

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ...

Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për pamjen e tij, në daljen e fundit publike. Nëse më herët komentohej lëkura e tij “portokalli’ apo duart e ënjtura, këtë herë presidenti ka ardhur me një pamje të re. Ai ka zbritur nga avioni “Air Force” me një model  flokësh më të errët, për […]

Lexo më shumë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

Publikuar më 06.09.2026
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje m...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Rusisë, për sulmet me dron në Lejpzig. Lavrov nuk është kursyer, teksa tha se këto akuza janë, fillimi i një lufte të vërtetë mes Rusisë dhe NATO-së. “Në aeroportin e Leipzigut gjetën një dron. Thanë se ishte një dron rus, […]

Lexo më shumë

Jeffrey Epstein nuk kreu vetëvrasje në burg?! Dëshmia e mjekut hedh dyshime të reja mbi vdekjen e pedofilit

Jeffrey Epstein nuk kreu vetëvrasje në burg?! Dëshmia e mjekut hedh dyshime të reja mbi vdekjen e pedofilit

Publikuar më 06.09.2026
Vdekja e Jeffrey Epstein vijon të jetë e rrethuar me mister,...

Vdekja e Jeffrey Epstein vijon të jetë e rrethuar me mister, duke shërbyer si “ushqim” për shumë teori konspirative. Vendimi zyrtar është se pedofili i dënuar vdiq nga vetëvrasja pasi vari veten në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitan në Nju Jork. Megjithatë, shumë mbeten të bindur se ai u vra, me një sërë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda