Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kreun e PD-së e ndjek protesta edhe në Amerikë, qytetarët e presin me thirrjen: Rama në burg, Berisha në burg (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Kreun e PD-së e ndjek protesta edhe në Amerikë, qytetarët e
Sali Berisha SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përballur me protesta edhe në Shtetet e Bashkuara.

Në momentin e mbërritjes në sallën ku po zhvillonte takimin me shqiptarët e diasporës në New Jersey, Berisha është pritur me thirrje kundër tij. Në videot e publikuara nga një qytetar dëgjohet parulla “Berisha n’burg” dhe “Rama n’burg, Berisha je non grata në Amerikë”, në kohën kur lideri demokrat hynte në ambientet e takimit.

Incidenti vjen ndërsa në Tiranë vijon prej 99 ditësh protesta para Kryeministrisë kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike, ku qytetarët shprehin pakënaqësi ndaj përfaqësimit politik dhe kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve.

Gjatë takimit me diasporën në SHBA, Berisha kërkoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në betejën politike kundër qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtet”.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ELTON ???? (@elton_lala.001)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese