Ilustrim: Naser Fejza
Gjendet pa shenja jete një 62- vjeçar në Mitrovicë
06.9.2026 - 22:20
Një person i moshës 62-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë të Jugut.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, i cili tha se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje.
“Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”- theksoi Zahiti.
Rasti është inicuar si hetim mbi vdekjen.