Mbyllet protesta, nesër 100 ditë nga revolta! Qytetarët paralajmërojnë bllokimin e parlamentit

Mbyllet protesta, nesër 100 ditë nga revolta! Qytetarët paralajmërojnë bllokimin e parlamentit

22:02, 06/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur dhe dita e 99-të e protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët mbajtën fjalime para Kryeministrisë për gati 2 orë. Ata bën thirrje për pjesëmarrje masive nesër në ditën e 100 nga nisja e revoltave mbarë qytetare kundër Edi Ramës.

Sakaq, përsëritën edhe një herë thirrjen për mbajtjen e protestës para parlamentit ditën e martë në nisje të sesionit të ri parlamentar, që të mos lejojnë futjen e deputetëve në sallë.

Pasi marshuan rreth Unazës, rrugës së Elbasanit dhe stadiumit “air Albania”, protestuesit u kthyen sërish në bulevard para Kryeministrisë ku mbyllën edhe këtë ditë protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco