U rrëzua jashtë pistës në Majami, avioni i mallrave i përkiste ‘Amazon’, raportohet për disa të lënduar! Shikoni pamjet

U rrëzua jashtë pistës në Majami, avioni i mallrave i përkiste ‘Amazon’, raportohet për disa të lënduar! Shikoni pamjet

22:31, 06/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një avion transporti mallrash i Amazon Air ka dalë nga pista gjatë përpjekjes për t’u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit dhe ka përplasur disa automjete, duke shkaktuar një situatë të rëndë emergjence.

Sipas shërbimit zjarrfikës Miami-Dade Fire Rescue, në vendngjarje po trajtohen disa persona të lënduar. Më shumë se 60 efektivë të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në operacionin e emergjencës.

Autoritetet njoftuan se pas përplasjes avioni ka marrë flakë, ndërsa në zonë janë parë flakë dhe sasi të mëdha tymi.

Avioni është një Boeing 767-300, që operonte fluturimin Prime Air 7598. Sipas aeroportit, ai doli nga pista diagonale rreth orës 14:00 me kohën lokale dhe përfundoi në pjesën veriperëndimore të aeroportit.

Fluturimi ishte nisur nga San Juan, Porto Riko, drejt Majamit dhe operohej nga kompania 21 Air në emër të Amazon Air.

Pas incidentit, të gjitha pistat dhe rrugët lidhëse të aeroportit u mbyllën, ndërsa Administrata Federale e Aviacionit (FAA) vendosi një “ground stop”, duke pezulluar përkohësisht uljet dhe ngritjet e avionëve.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë avionin të dëmtuar dhe të anuar pranë zonave të aeroportit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë ndërhyrjen.

Amazon konfirmoi incidentin dhe deklaroi se situata është ende në zhvillim.

“Po mbledhim ende informacion dhe po punojmë ngushtë me autoritetet lokale për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur”, deklaroi Kelly Nantel, drejtore e marrëdhënieve globale me median të Amazon.

Kompania theksoi se prioriteti kryesor është siguria dhe kujdesi për të gjithë personat e përfshirë në incident.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e daljes së avionit nga pista. Deri tani, nuk është bërë i ditur numri përfundimtar i personave të lënduar dhe nuk ka një konfirmim zyrtar për viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco