Loading…

Zhduket 80-vjeçari nga Ferizaj, për herë të fundit u pa në Tiranë

  • 06/09/2026 | 22:32

Zhduket 80-vjeçari nga Ferizaj, për herë të fundit u pa në Tiranë

Një 80-vjeçar nga Ferizaj është raportuar i zhdukur dhe autoritetet kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Hamëz Ismajli nuk është kthyer në shtëpi që nga 17 gushti 2026. Sipas të dhënave të bëra publike, ai është parë për herë të fundit më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, pasi kishte udhëtuar atje me një kompani nga Kosova.

Dyshohet se i moshuari kishte shkuar në kërkim të një personi nga Tirana dhe gjatë qëndrimit në stacion kishte pyetur qytetarë për të.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Hamëz Ismajlit që ta raportojnë te organet kompetente./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë