Kimi Antonelli
Gara e Monzës në Formula 1, Çmimi i Madh i Italisë, ka rezultuar spektakolare dhe drithëruese, ndërsa në fund, Kimi Antonelli e mbylli në vendin e parë, fitues.
Pas 60 vitesh pritje, një pilot italian ia del të kalojë vijë e finishit si fitues në garën e Italisë, Monza. Talenti i “Mercedes”, u nis nga vendi i 19-të, ndërsa ia doli falë strategjisë së skuderisë dhe aftësive për të marrë trofeun e fituesit, sikurse 25 pikë në klasifikimin për titullin kampion.
Pas Antonellit, u rendit George Russell i “Mercedes” dhe Max Verstappen, “Red Bull”. Përsa i takon renditjes së përgjitshme, Kimi Antonelli kryeson me 267 pikë, i ndjekur prej Russell, 201 pikë dhe Hamilton, 191 të tilla.
Poll






