Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pamje apokaliptike nga Tërbuni! Zjarri rrezikon kurorën e Pukës, zjarrfikëset në terren (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje apokaliptike nga Tërbuni! Zjarri rrezikon kurorën e Pukës,
 

Situatë e vështirë paraqitet në Malin e Tërbunit, mbi fshatin Pezhvë në Pukë, ku zjarri vijon të jetë aktiv dhe ka marrë përmasa alarmante.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe me intensitetin aktual rrezikojnë edhe kurorën e qytetit. Tym i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa pamjet nga Tërbuni janë apokaliptike.

Nga zjarri raportohet se është djegur një banesë e pabanuar në pronësi të Ali Bajramit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.  Strukturat përgjegjëse dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrës, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe po monitorohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese