Gazetari Osman Stafa ka publikuar në rrjetet sociale një video, përmes së cilës denoncon situatën dhe ngre shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes së institucioneve.
Stafa e përshkruan lumin Shkumbin si një “han pa porta”, ku sipas tij, gjithkush mund të marrë zhavorr dhe inerte, duke e dëmtuar më tej ekosistemin e lumit.
“Nuk ka shtet, nuk ka institucione. Në mes të ditës vazhdon marrja e inerteve në lumin Shkumbin. Kjo është një masakër që po i bëhet këtij lumi. Realisht, dikush duhet ta ndalë këtë masakër ”, shprehet gazetari.
Denoncimi rikthen në vëmendje problematikën e shfrytëzimit të shtratit të lumit dhe dëmet që mund t’i shkaktohen mjedisit nga marrja e pakontrolluar e inerteve.













