Zhegrova futet në lojë në minutën e 89-të, Juventusi barazon në fund ndaj Milanit të Jasharit

Futboll

Zhegrova futet në lojë në minutën e 89-të, Juventusi barazon në fund ndaj Milanit të Jasharit

Nga: K.Goca Më: 6 shtator 2026 Në ora: 22:43
Pamje nga ndeshja

Një minutë lojë për Edon Zhegrovën, ndërsa Juventusi ka shmangur humbjen në fund ndaj Milanit.

Milani dhe Juventusi kanë barazuar 1:1 në derbin e madh të Serie A.

Futbollisti shqiptar Ardon Jashari u aktivizua në minutën e 82-të për Milanin.

Pjesa e dytë solli dy gola.

Në minutën e 68-të, Alphadjo Cisse depërtoi në zonën e rreptësisë dhe, nga një pozicion anësor, goditi me mjeshtëri duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për 0:1.

Edon Zhegrova u fut në lojë në minutën e 89-të, ndërsa Juventusi arriti të barazojë në fund.

Federico Gatti shënoi në minutën e 90+3-të për rezultatin përfundimtar 1:1.

Pas javës së tretë, Roma kryeson me 9 pikë, e ndjekur nga Interi me 9, Como me 7, Milani me 7 dhe Juventusi me 7 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat