Sulmuesi me origjinë shqiptare nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç ka shënuar një gol të bukur në debutim te Augsburgun në Bundesligën gjermane.
Ylli nga Prizreni realizoi me kokë në fillimin e pjesës së dytë për të barazuar rezultatin ndaj Ajntrakt Frankfurtit.
Pas një harkimi të bukur, Ibra u gjend në vendin e duhur për të shënuar me kokë duke ndëshkuar portierin kundërshtar në minutën e 46-të.
Skuadra e sulmuesit 20-vjeçar triumfoi me rezultatin 1:4 në fundin e sfidës.