FC Prishtina 01 starton me fitore

Futboll

FC Prishtina 01 starton me fitore

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 22:50
FC Prishtina 01

Klubi i futsallit Prishtina 01 e ka nisur sezonin e ri në Superligën e Kosovës me fitore, duke triumfuar në derbin lokal ndaj Mabetex Prishtinës me rezultat 6:2.

“Kampionët patën një paraqitje të mirë dhe arritën të kontrollojnë ndeshjen, duke nisur kështu në mënyrën më të mirë kampionatin e ri.

Për FC Prishtina 01 shënuan Jeton Rukovci, Fitim Krasniqi, Ramadan Alaj, Ermir Kryeziu, Halim Selmanaj dhe Drilon Maxharraj, nga një gol secili.

Një start i rëndësishëm për skuadrën tonë, e cila dëshmon që edhe këtë sezon do të jetë në garë për objektivat më të larta.

Vazhdojmë me të njëjtin ritëm, me besim dhe përkushtim drejt sfidave të radhës”, - thuhet nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat