web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milanit i ikën fitorja në fund, Juventusi barazon në shtesë

6 Shtator 2026, 22:55, Sport CNA

Milanit i ikën fitorja në fund, Juventusi barazon në shtesë

Juventusi dhe Milani barazuan 1-1 në "Allianz Stadium" në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

Bardhezinjtë krijuan disa mundësi shënimi në pjesën e parë përmes Nicolás González dhe Francisco Conceicao, por gjuajtjet e tyre u ndalën nga portieri Mike Maignan.

Në minutën e 55-të, Conceicao goditi shtyllën e portës kuqezi. Milani kaloi në avantazh në minutën e 68-të me anë të zëvendësuesit 19-vjeçar Alphadjo Cissè, i cili shfrytëzoi një pasim të Samuel Chukwueze.

Juventusi u përgjigj në minutën e 92-të përmes Federico Gatti-t, i cili shënoi me kokë pas një krosimi të Teun Koopmeiners.

Ky barazim e çon në shtatë numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje për Juventusin ndaj Milanit në kampionat.

Të dyja skuadrat mbyllin këtë përballje me nga një pikë, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve pas tre javëve të para të edicionit.





Lajmet e fundit nga