"Albin Kurti e di vendimin e Gjykatës Speciale, është informuar nga sponzorët e tij" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albin Kurti e di vendimin e Gjykatës Speciale, është informuar nga sponzorët e tij”

    Insajderi
    06 September 2026 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik Uk Lushi ka bërë një pretendim të fortë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Përmes një postimi, Lushi ka pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tashmë e di verdiktin që pritet të shpallet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    “Albin Kurti e di verdiktin e Speciales. Ai është informuar nga sponsorët e tij në Berlin dhe Londër”, ka shkruar Lushi.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin 2026, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark