Tifozët e Hajdukut të Splitit shpalosën në Velika Gorica një transparent me një dedikim për Ivan Gudelin, legjendën e klubit që ndërroi jetë në fillim të kësaj jave.
“Torcida”, në tribunën e tifozëve mysafirë gjatë ndeshjes së javës së 6-të të SuperSport HNL-së kundër Rudeshit, shpalosi këto fjalë:
“Vetëm zemra jote, ajo zemër e Hajdukut, ishte e njohur për të gjithë. Ivan Gudel, prehu në paqe”.
Para fillimit të ndeshjes, anëtarët e Rudeshit dhe Hajdukut, së bashku me tifozët në stadium, nderuan Gudelin me një minutë heshtje.
Në Zmijavci, të shtunën u zhvillua ceremonia e fundit mortore për Ivan Gudeljin, legjendën e Hajdukut dhe një prej futbollistëve më të shquar kroatë të brezit të tij, i cili ndërroi jetë më 2 shtator.
Nga Gudeli u ndanë familjarët, miqtë, ish-bashkëlojtarët dhe shumë njerëz të botës së sportit.
Në ceremoninë mortore, e cila u zhvillua në vendlindjen e tij, u mblodhën shumë njerëz për t'i dhënë lamtumirën e fundit.
Ndër figurat e njohura të botës së futbollit ishin Igor Shtimac, Zvonimir Boban, Zoran Vuliq, Nikola Kaliniq, Ivica Shurjak, Nikica Cukrov, Ivan Buljan, Marko Mlinariq, Stipe Pletikosa, Zorislav Srebriq dhe shumë të tjerë.