Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri, shtetasi me inicialet F. P., 26 vjeç, është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shkuar në vendngjarje. Pas veprimeve të para hetimore, policia ka identifikuar dhe shoqëruar personin e dyshuar si autor, shtetasin E. P. (S.), 53 vjeç.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet përgjegjësia ligjore e personave të përfshirë.












