Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur sipërfaqe pyjore.

Bashkia Pukë njofton se situata paraqitet alarmante, pasi terreni i vështirë malor e bën të vështirë ndërhyrjen dhe depërtimin e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura, shkruan Euronews.al, transmeton Periskopi.

Në terren bëhet me dije se vijojnë të jenë të angazhuara strukturat e Bashkisë Pukë, Shërbimi Zjarrfikës, strukturat e shërbimit pyjor dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për kufizimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në orët e mesditës, mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri, i cili, i favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, po përhapet në sipërfaqe të konsiderueshme, duke rrezikuar dhe djegur sipërfaqe pyjore.

Situata paraqitet alarmante, pasi terreni i vështirë malor e bën të vështirë ndërhyrjen dhe depërtimin e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara strukturat e Bashkisë Pukë, Shërbimi Zjarrfikës, strukturat e shërbimit pyjor dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për kufizimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Në këto momente të vështira, përtej angazhimit maksimal të strukturave përgjegjëse, bashkëpunimi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë.

Bashkia Pukë u bën apel banorëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve që kanë vullnetin për të kontribuar, të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurisë sonë natyrore.

Vullnetarizmi dhe solidariteti qytetar janë të domosdoshëm në këtë situatë. Çdo qytetar që dëshiron të kontribuojë, të bashkëpunojë me strukturat në terren dhe të ndihmojë në përpjekjet për mbrojtjen e pyjeve, është i mirëpritur të vihet në kontakt me strukturat përgjegjëse të Bashkisë.

Ndërhyrja e qytetarëve duhet të bëhet vetëm në koordinim me strukturat profesionale dhe sipas udhëzimeve të tyre, duke shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë.

Tërbuni është pasuri e Pukës, e jona të gjithëve. Në një moment kur flakët po kërcënojnë pyjet tona, le të bashkohemi me përgjegjësi, solidaritet dhe vullnet për ta mbrojtur këtë pasuri të jashtëzakonshme.

Sot më shumë se kurrë, Puka ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve.

Ta mbrojmë së bashku Tërbunin. Të mbrojmë pyjet tona!

Të ngjashme
Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri në vend, 11 mbeten aktive

Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri në vend, 11 mbeten aktive

Portier me dy gola të shënuar, djali i legjendës së futbollit e bën historinë

Portier me dy gola të shënuar, djali i legjendës së futbollit e bën historinë

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” - Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” - Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm

Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë

Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë

7-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

7-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Zjarr në afërsi të Malishevës, zjarrfikësit në terren

Zjarr në afërsi të Malishevës, zjarrfikësit në terren

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë nëpër autoudhë

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë nëpër autoudhë

Judah: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor nuk e dinë se çfarë problemi i madh është Franca për anëtarësimin e tyre në BE

Judah: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor nuk e dinë se çfarë problemi i madh është Franca për anëtarësimin e tyre në BE

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Hoxha: Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm

Hoxha: Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm

Aksion i madh antidrogë në Sarandë, arrestohen 20 persona

Aksion i madh antidrogë në Sarandë, arrestohen 20 persona

Raphinha e barazon rekordin e Messit, me golin ndaj Valencias

Raphinha e barazon rekordin e Messit, me golin ndaj Valencias

0:000:00