Një person me probleme shëndetësore u shkakton lëndime dy familjarëve, arrestohet nga policia - Gazeta Express
string(92) "nje-person-me-probleme-shendetesore-u-shkakton-lendime-dy-familjareve-arrestohet-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2026 23:10

Një person me probleme shëndetësore u shkakton lëndime dy familjarëve, arrestohet nga policia

Lajme

Gazeta Express

06/09/2026 23:10

Dy persona janë lënduar të dielën në fshatin Poterq të Klinës, në një rast ku dyshohet se është përfshirë një person me probleme të shëndetit mendor.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 19:10, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, aty nga një person me probleme të shëndetit mendor, janë lenduar në forma të ndryshme dy persona të familjës së tij, të lenduarat janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa personi i dyshuar është arrestuat nga njësitet Policore”, ka deklaruar Rugova.

Policia po merret me rastin dhe po vazhdon procedurat e nevojshme hetimore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕