E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku gjatë konfliktit dyshohet se një 26 vjeçar, është goditur me mjet prerës.

I riu është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas uniformave blu, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, pas veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 53 vjeçari, i dyshuar si autor i ngjarjes.

“Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh