Lajmet e fundit

Një aeroplan mallrash “Boeing 767-300” ka dalë nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni po fluturonte nga San Juan i Porto Rikos drejt Miamit, kur doli nga pista gjatë uljes.
Sipas raportimeve fillestare avioni ka përfunduar në një rrugë jashtë zonës së aeroportit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Pas incidentit, trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit është pezulluar përkohësisht, ndërsa autoritetet kanë nisur vlerësimin e situatës.