Kampionia e Kosovës, Drita, është ndalur në barazim pa gola nga Drenica, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan nën dritën e reflektorëve.
Të dyja skuadrat kishin disa raste të mira shënimi, por që nuk i konkretizuan.
Për Dritën është barazimi i parë. Ka edhe dy fitore.
Drita ndeshjen e xhiros së dytë nuk e ka zhvilluar për shkak që kishte angazhime në garat evropiane.
Ndërkohë për Drenicën ishte barazimi i tretë, krahas një humbjeje.