Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini ia shkakton Llapit disfatën e katërt radhazi

Egzon Sinani

I përditësuar - Dukagjini ia ka shkaktuar Llapit disfatën e katërt radhazi në Superligën e Kosovës. 

Dukagjini të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e mposhti Llapin me rezultatin 2:1.

Ndeshja i takoi xhiros së katërt. 

Për Dukagjinin ishte fitorja e dytë këtë edicion, krahas dy barazime. 

Ndërkohë Llapi pos Dukagjinit disfatë ka pësuar edhe nga Drita, Gjilani dhe Prishtina. 

Dienit Isufi në minutën e 16-të e kaloi në epërsi skuadrën nga Klina. 

Llapi shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 32-të. 

Arbnor Ramadani shënoi gol nga penalltia.

Ndërsa golin e fitores 2:1 për Dukagjinin e realizoi Egzon Sinani në minutën e 54-t. 

Dukagjini ka tetë pikë, kurse Llapi mbetet pa pikë.

Batatina ankohet në gjyqtarë: Është marre

1 d. më parë / 5 sht 2026 18:24
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka kritikuar shumë gjyqtarët pas disfatës që e pësoi nga Dukagjini, 2:1. 
Ai ka thënë se nuk është i kënaqur për mënyrën si ka filluar edicioni i ri. 

Për Llapin është disfata e katërt rresht në po aq ndeshje të luajtura. 

“Jam i zhgënjyer si ka filluar Superliga e Kosovës. Nuk besoj që një arbitër si Visar Kastrati nuk e ka parë rastin për t’u dhënë karton i kuq. Çdo kontakt i takoi kundërshtarit. Edhe te goli i dytë nuk kishte të bënte fare me faull. Nuk kishte kontakt. Është marre. Tërheqja e Ferizajt nga finalja e Kupës nuk ka qenë e rastësishme. Sot u vërejt që tri pikët Dukagjinit ia dha Rrezarti. Kjo nuk është fitore. Kështu nuk duhet të vazhdojë futbolli i Kosovës. Është bërë mjaftë. Është e tepërt çfarë po ndodh”, ka thënë Batatina pas ndeshjes. 

Rrezart Hasanaj ishte gjyqtar kryesor i këtij ballafaqimi, derisa Visar Kastrati ishte në VAR. 
Ndërkohë, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është i lumtur me pikët e mbledhura në fillim të sezonit. Dukagjini ka dy fitore e dy barazime. 

“Na gëzon fakti që kemi arritur rezultate pozitive. E shfrytëzuam këtë më së miri. Kishim raste në pjesën e parë. Pas një pakujdesie i lejuam Llapit të shënojë nga penalltia. Jam i kënaqur me djemtë që po përmirësohen në çdo javë. I përgëzoj për sakrificën dhe mundin”, tha Dallku pas ndeshjes.