Lajmet e fundit

Një nga momentet që ngjalli më shumë interes në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ishte diskutimi i javës së kaluar rreth madhësisë së organit gjenital te meshkujt.
Gjatë bisedës me seksologun Hajrullah Fejza, u ngrit pyetja se çfarë thotë shkenca për madhësinë e organit gjenital dhe cilat janë të dhënat për meshkujt shqiptarë.
Pikërisht kjo pjesë rezultoi të ishte ndër përmbajtjet më të shpërndara dhe më të shikuara nga emisioni, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë diskutimeve në emision, kjo u lidh me interesim me faktin se temat që lidhen me seksualitetin vazhdojnë të mbeten tabu në shoqërinë shqiptare.
Aty u tha se fakti që një pyetje e tillë mori kaq shumë vëmendje tregon se ekziston një interes i madh për temat seksuale, edhe pse ato shpesh diskutohen pak ose shmangen në bisedat e përditshme.
Për më tepër ndiqni videon e plotë: