Loading…

Tragjedi në Rahovec: Vdes një i mitur pas plagosjes me armë zjarri, nisin hetimet

  • 06/09/2026 | 23:38

Tragjedi në Rahovec: Vdes një i mitur pas plagosjes me armë zjarri, nisin hetimet

Një i mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Policisë së Kosovës, i mituri është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij me plagë të dyshuara nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur për media se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri, e cila është sekuestruar si provë materiale.

“Rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës dërgohet në IML. Aktualisht, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, njësitë përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Elezaj.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë