Sivasspori ka triumfuar 2-1 ndaj Antalyasporit në javën e gjashtë të Ligës së Parë të Turqisë, me Rey Manajn në qendër të vëmendjes.
Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar në përmbysjen e rezultatit, duke realizuar golin e dytë të skuadrës në minutën e 61-të. Manaj kontribuoi edhe në golin tjetër, duke asistuar për Fidanin.
Me këtë paraqitje, 29-vjeçari po vazhdon një start mbresëlënës të sezonit. Në katër paraqitjet e para ai ka regjistruar gjashtë gola dhe një asistim.