Loading…

‘Jemi krenarë për vajzën tonë’, martohet vajza e Bedri Hamzës

  • 06/09/2026 | 22:10

‘Jemi krenarë për vajzën tonë’, martohet vajza e Bedri Hamzës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij familjare, transmeton Gazeta Metro.


Vajza e tij e madhe, Doruntina, ka kurorëzuar martesën me Florentin, ndërsa Hamza ka shprehur emocionet që kjo ditë ka sjellë për të dhe bashkëshorten e tij, Remën.

“Një ditë e veçantë në familjen tonë. Doruntina, vajza jonë e madhe, kurorëzoi martesën e saj me Florentin.Për mua dhe Remën, si prindër, ishte një ditë me shumë emocione. Gëzohemi që e shohim të lumtur. Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur, por ndjejmë edhe mall për vogëlushen që dikur e mbanim në krahë”, deklaroi ai.

Hamza ka uruar çiftin për një jetë të përbashkët të lumtur, duke u bërë thirrje të ruajnë dashurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

“Bijë, nuk mund të të urojmë asgjë më të madhe se të jesh e lumtur. Ruajeni gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Ne do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap të jetës. Urime martesën dhe qofshi bashkë të lumtur përherë”, shkroi Hamza./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë