FC Kosova Dusseldorf – fitore e madhe, një mesazh i fuqishëm!

Futboll

FC Kosova Dusseldorf – fitore e madhe, një mesazh i fuqishëm!

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 23:44
Pamje

Sot, në një ditë të veçantë,  FC Kosova Düsseldorf u bashkua me iniciativën “Kosova po pret” , në mbështetje të Çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë.

“Klubi mblodhi shumë donatorë, tifozë dhe bashkatdhetarë, të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre dëshmuan edhe një herë se Mërgata nuk i harron Çlirimtarët e saj.

Gjatë gjithë javës, kryesia, presidenti dhe stafi i trajnerëve punuan dhe diskutuan për ndeshjen e sotme. Lojtarët hynë në fushë  shumë të motivuar, me zemër dhe me dëshirën për të dhënë gjithçka.

 FC Kosova Düsseldorf ngadhënjeu me rezultat 4:0 ndaj DJK Katernberg. 

Një paraqitje fantastike e djemve tanë, të cilët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, luajtën bukur dhe arritën një fitore bindëse.

Kjo fitore iu kushtohet   Çlirimtarëve tanë*, për të cilët Kosova po pret.

Faleminderit nga zemra donatorëve, tifozëve Kuq e Zi dhe të gjithë bashkatdhetarëve  që ishin sot pranë klubit.

Një falënderim i veçantë edhe për organizatorin nga Kosova,  Hektor Beqiri , për këtë iniciativë të fuqishme që po shpaloset kudo ku jetojnë shqiptarët dhe që po bashkon Mërgatën rreth një mesazhi të përbashkët: “Nuk i harrojmë çlirimtarët tanë!”

Respekt i madh për pjesëmarrjen, organizimin dhe përkushtimin e kryesisë së FC Kosova Düsseldorf.

Sot fituam në fushë, por mbi të gjitha treguam se jemi një familje jashtë fushe. Duam të falënderojmë komunitetin tonë që në mënyrë masovike ju përgjigj ftesës së klubit FC Kosova Düsseldorf!

Faleminderit nga zemra secilit prej jush për mbështetjen, besimin dhe përkrahjen tuaj!”, thuhet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat