truAktiv ka publikuar raportin përmbledhës nga punëtoria “Inclusion Matters: Local to EU Voices – From Community Stories to European Action”, e mbajtur më 3 korrik në Prishtinë në kuadër të projektit DELIBERATE.
Punëtoria mblodhi rreth 60 të rinj nga Kosova, Sllovenia, Bullgaria dhe Greqia për të diskutuar mbi përfshirjen, pjesëmarrjen demokratike dhe sfidat e të rinjve.
Raporti përmbledh diskutimet dhe rekomandimet e tyre për institucione më transparente, më shumë pjesëmarrje të të rinjve, forcimin e edukimit qytetar dhe mediatik dhe mundësi më të mira për kalimin nga arsimi në punësim. Lexoni raportin e plotë: Inclusion Matters: Local to EU Voices




































































