Dramë te Juventusi: Edon Zhegrova rrezikoi të mbetej jashtë Serie A, ja çka ndodhi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dramë te Juventusi: Edon Zhegrova rrezikoi të mbetej jashtë Serie A, ja çka ndodhi

    Insajderi
    06 September 2026 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon Zhegrova rrezikonte të mbetej jashtë listës së klubit për Serie A.

    Sipas raportimeve të gazetarit më të afërt me klubin italian, Romeo Agresti, zgjedhja përfundimtare ishte mes Zhegrovës dhe Arkadiusz Milikut, pasi Juventusi duhej të linte njërin prej tyre jashtë listës së kampionatit italian.

    Në fund, drejtuesit e klubit italian vendosën që të mbanin Zhegrovën dhe ta ‘sakrifikonin’ Milikun, duke e lënë përfundimisht jashtë listës së Serie A.

    Vendimi thuhet se ishte shumë i ngushtë dhe Zhegrova ishte realisht pranë mbetjes jashtë listës, pavarësisht se ai vazhdon të konsiderohet një lojtar me rëndësi për skuadrën.

    ‼️ It was a close decision between Arkadiusz Milik and Edon Zhegrova on who would be left out of the Serie A squad list, and in the end the club opted to leave Milik out. However, Edon Zhegrova is available for transfer, but no offers or concrete proposals have arrived for him.… pic.twitter.com/XLEQURpxXt— JuveFC (@juvefcdotcom) September 5, 2026

    Raportimi shton se Zhegrova është gjithashtu i disponueshëm për transferim, por deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë apo propozim konkret për shërbimet e tij.

    Në Juventus, megjithatë, kanë qenë të vetëdijshëm se Zhegrova mund të nevojitet gjatë sezonit, sidomos në rast të lëndimeve apo situatave të tjera të paparashikuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    06 September 2026
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark