Një i mitur është gjetur i shtrirë me plagë, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 20:35, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, si provë materiale, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

“Rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës dërgohet në IML. Aktualisht, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, njësitë përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Elezaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume