AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Gjykatës Kushtetuese të fillojë procedimin disiplinor ndaj anëtarit prokuror të KLP-së, Olger Eminaj për shkelje të rënda, bazuar në denoncimin publik të emisionit “Stop” disa muaj më parë, kur u shfaqën foto intime dhe biseda me natyrë erotike mes tij dhe një qytetareje, e cila kishte kryer denoncime e kërkonte ndihmë pranë institucionit ku ai ushtron funksionin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Olger Eminaj pas seancës dëgjimore në KPK.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka përfunduar hetimin disiplinor të filluar ndaj anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj dhe depozitoi më 1 qershor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj tij lidhur me denoncimin e kryer në emisionin “Stop”, ku u shfaqën foto dhe mesazhe me përmbajtje intime dhe erotike, të dërguara prej tij një qytetareje përmes telefonit. Kjo e fundit kishte kryer ankesa pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pjesë e të cilit është dhe Eminaj, duke ngritur pretendime ndaj hetimeve të kryera në Prokurorinë e Tiranës lidhur me kallëzime të kryera prej saj.

“Kemi nisur hetim kryesisht bazuar në denoncimin e publikuar nga emisioni ‘Stop’ dhe raportin hetimor e kemi dorëzuar pranë institucionit kompetent”, i thanë BIRN burime zyrtare të ILD-së mbrëmjen e të enjtes.

Deri më datë 17 qershor, kompetencat për shqyrtimin e kërkesave të tilla të ILD-së i kishte Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA. Pas përfundimit të mandatit të KPA-së, shqyrtimi i çështjeve të papërfunduara është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese, ku sipas të dhënave të publikuara në faqen online, më datë 18 qershor është regjistruar kërkesa për procedimin disiplinor të Eminajt. Relatore e çështjes është gjyqtarja Marjana Semini.

Hetimi disiplinor ndaj Eminajt është kryer nga ana e ILD-së lidhur me dyshimet për disa shkelje disiplinore të rënda që kanë të bëjnë me përdorimin e pozitës, ndikim të padrejtë, konflikt interesi, si dhe me diskretitimin e figurës së anëtarit të KLP-së, të parashikuara në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sitemit të drejtësisë”.

Konkretisht, hetimi disiplinor u përfunduapër shkeljet që parashikohen në nenin 103/1, shkronja (a): “mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga pjesëmarrja në mbledhjen plenare ose në mbledhjet e komisioneve, kur është e detyrueshme, sipas ligjit, nëse anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dijeni ose duhet të kishte dijeni për rrethana të tilla”, shkronja (c):“ndërhyrja ose ndikimi i padrejtë në ushtrimin e funksionit të një anëtari tjetër të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”; shkronja (j): “mosrespektimi i detyrimeve ligjore, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe shkronja (k): “shkelja e rregullave të papajtueshmërisë ose të parandalimit të konfliktit të interesit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi”.

Po ashtu, u hetuandhe shkeljet e parashikuara në nenin 103/2, të shkronjës (a) “përdorimi i pozicionit të anëtarit të Këshillit për krijimin e përfitimeve të pajustifikuara për veten ose për të tretët” dhe sipas shkronjës (d): “raste të tjera të sjelljes që diskrediton pozitën dhe figurën e anëtarit dhe dëmton besimin e publikut te prokuroria, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës”.

Në përfundim, KLP ka kërkuar në KPA procedimin disiplinor, vetëm për dy shkeljet e parashikuara në shkronjën (j) të nenit 103/1 dhe në shkronjën “d” të nenit 103/2, që kanë të bëjnë me sjelljen e Eminajt, ndërsa për shkeljet e tjera është kërkuar mbyllja e hetimit disiplinor.

Anëtari prokuror i KLP-së, Olger Eminaj i pyetur nga BIRN lidhur me hetimin disiplinor dhe kërkesën e ILD-së, tha se nuk do të prononcohet për sa kohë që çështja është ende në gjykim.

Prokurori i Korçës, Olger Eminaj u zgjodh anëtar i KLP-së në tetor të vitit 2023. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 31 mars të po atij viti.

 

Ps* Shkrimi është përditësuar për të saktësuar akuzat ndaj Olger Eminajt.

Tjetri
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

amfiteater femije

Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri

09:24 | 06/09/2026
photo 2026 09 02 21 35 41

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët shqiptarë

21:41 | 05/09/2026
edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.