• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova pa president, detyrën e kreut të shtetit do e ushtrojë kryetari i ri i Kuvendit

by A R
04/09/2026 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të Kuvendit që do të zgjidhet nga legjislatura e njëmbëdhjetë. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga Presidenca e Kosovës thanë se vendi nuk mund të mbetet pa ushtrues detyre të presidentit.

“Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, kushdo qoftë ai apo ajo, ushtrimi i detyrës së presidentit kalon te kryetari i ri i Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit të Republikës”, tha Presidenca në një përgjigje për REL-in.

Legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet e qershorit, ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, që nisi më 6 gusht, nuk është përmbyllur, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkon që fillimisht të ketë pajtim për zgjedhjen e presidentit të vendit. Haxhiu ushtron detyrën e presidentit që nga 4 prilli, si kryetare e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar në krye të shtetit të Vjosa Osmanit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë se gjashtë muaj. Në rastin e Haxhiut, ajo mund ta ushtrojë këtë post deri më 4 tetor. Nga Presidenca e Kosovës e lanë të hapur mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarim, nëse deri më 4 tetor deputetët nuk zgjedhin një president të ri të shtetit.

“Në këtë fazë nuk do të paragjykonim nëse do të paraqitet nevoja për një procedurë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Megjithatë, sipas këtij institucioni, aktualisht fokusi duhet të jetë te zgjedhja e një presidenti me mandat të plotë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në fillim të kësaj jave arritën marrëveshje për çështjen e presidentit. Ky partitë propozuan Bekim Sejdiun, ish-gjyqtarin e Gjykatën Kushtetuese, për postin e presidentit. Por, një ditë më vonë, marrëveshja nuk u përkrah nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo mund ta prodhojë kreun e ri të shtetit.

Pas këtij zhvillimi, kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të vazhdojnë përpjekjet për çështjen e presidentit, duke shtuar se tani janë 74 vota për Sejdiun. Për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve në votim nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës.

Në dy rundet e para nevojiten 80 vota, ndërsa në të tretin 61, me së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë. Nëse presidenti nuk zgjidhet as në rundin e tretë, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh./REL

Next Post
Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com