Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vdes një person në një aksident trafiku në Autostratë, lëndohen dy tjerë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture në autostradë, kilometri i 29 nga Vërmica, më 26.08.2026.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas Krasniqit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:27.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor.” – ka thënë Krasniqi.