INTERPOL

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 24.08.2026 rreth orës 21:00 është arrestuar një i dyshuar me inicialet N.R., i cili kërkohej nga Interpoli.

Në njoftim thuhet se ky person kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I arrestuari, i cili i ishte shmangur drejtësisë, ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Policia njofton se me urdhër të Prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.