Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë

Policia në Prishtinë e ka arrestuar një shqiptar, shtetas i huaj, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor, më 24.08.2026.

Sipas njoftimit, i dyshuari u ka shkaktuar lëndime zyrtarëve dhe po ashtu ka dëmtuar edhe disa dollapë.

“Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij bëhet pas këndelljes nga dehja.” – njofton Policia, më 25.08.2026.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30 dhe është inicuar si sulm ndaj personit zyrtar.