Zjarrfikësit, Foto: Shkodrane Dakaj

Digjen tri vetura dhe një pjesë e një shtëpie në Prishtinë

Tri vetura dhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Selman Lokaj” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25.08.2026, rreth orës 01:10, në rrethana ende të panjohura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.