Dolly Parton. Burimi: Faqja zyrtare e ikonës tashmë të ndjerë të muzikës country

Swift u prin homazheve pas vdekjes së Dolly Partonit në moshën 80-vjeçare

“Do të mendoj për ty në çdo hap të rrugës”, ka shkruar ylli i muzikës Taylor Swift, duke nderuar ikonën e muzikës country, Dolly Parton, e cila ka vdekur në moshën 80-vjeçare, raporton BBC.

Parton vdiq të martën, sipas kohës lokale amerikane pas një “beteje të shkurtër me kancerin”, ka njoftuar ekipi i saj i menaxhimit.

Beyonce e quan këngëtaren “yllin e veriut”, Paul McCartney thotë se është “e vështirë të imagjinohet” një botë pa Dollyn, derisa Oprah thotë “ne të gjithë jemi më mirë sepse ajo ishte këtu”.

Adhuruesit e saj vendosën lule në yllin e Partonit jashtë Hollit të Famës së Muzikës Country, ndërsa “Empire State Building” u ndriçua me ngjyrë rozë për ta nderuar atë.

Nga rritja si e “e varfër” në një fermë deri te fama, askush nuk këndoi si Dolly, shkruan korrespondenti i muzikës i BBC-së, Mark Savage.

Parton këndoi këngët e famshme “Jolene”, “What’s Up” e “I Will Always Love You”, e cila u bë superhit botëror pasi do të këndohej nga Whitney Houston.

Ikona e muzikës country shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën dhe shkroi mbi tre mijë këngë gjatë karrierës që i zgjati gjashtë dekada.

Ajo gjithashtu i kushtoi dekada të jetës së saj kauzave bamirëse, veçanërisht shkrim-leximit të fëmijëve dhe arsimit.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com